Dar-yl islam-i

faqe kthjelluese e Wikimedias
(Përcjellë nga Dar al-Islam)

Termi juridik islamik Dar-yl islam (arabisht دار الإسلام = dār al-islām = shtëpia ose zona e fesë islame) cilëson të gjitha vendet nën sundimin islam. Termi i kundërt është dār al-harb. Ky term nuk përmendet në asnjë vend të tekstit të kuranit ose të sunna-s por është një interpretim i teologëve juridikë islamikë. Vendet, në të cilat nuk mbizotëron umma konsiderohen si dar al-harb (vend i luftës).

Për arsye politike dhe ideologjike dār al-islām-i quhet edhe dār as-salām ("shtëpi e paqes"). Banorët e dār al-islām-it janë ose myslimanë ose edhe të ashtuquajtur dhimmi, të mbrojturit me të drejta më të pakta. Jo-myslimanëve nga dār al-harb-i u duhet të lidhin një kontratë të përkohshme mbrojtjeje (aman), në rast se duan të hyjnë në dār al-islām, pasi përndryshe, si të ashtuquajtur harbi, nuk kanë fare të drejta, as të drejtën e jetës. Sipas doktrinës klasike, politeistëtdār al-islām lejohet të detyrohen me forcë të pranojnë fenë islame.

Shih edhe

Redakto