Darren Woods
Darren Wayne Woods (lindur më 1964 ose 1965) është një sipërmarrës amerikan, njëherësh kryeshefi ekzekutiv dhe drejtori i ExxonMobil që prej 1 janar 2017.[2]
Darren W. Woods | |
---|---|
Lindi | 1965 (Error: Invalid date format for input date vjeç)[1] |
Arsimi | Texas A&M University (BS) Northwestern University (MBA) |
Presidenti i 18-të i ExxonMobil | |
Titullar | |
Në detyrë 1 janar 2016 | |
Paraprirë nga | Rex W. Tillerson |
Drejtori i 16-të i ExxonMobil | |
Titullar | |
Në detyrë 1 janar 2017 | |
Paraprirë nga | Rex W. Tillerson |
Jeta e hershme dhe shkollimi
RedaktoWoods u lund në Wichita, Kanzas. Ai fitoi një diplomë bachelori në inxhinieri elektrike nga Texas A&M University, dhe pastaj një master në administrim biznesi nga Kellogg School of Management në Northwestern University.[3][4]
Karriera
RedaktoExxonMobil
RedaktoWoods iu bashkua kompanisë Exxon në 1992. Ai pati punuar aty për 24 vite para se u ngrit tek pozita e kryeshefit pasi Presidenti Donald Trump e nominoi Rex Tillersonin për të qenë Sekretari i ardhshëm i Shtetit në SHBA.[5] Derisa paraardhësi i tij u mor me marrëveshje dhe zbulimin e burimeve të reja, Woods është veteran në sektorin e rafinimit të naftës.[6] Para se të bëhej kryeshef, Woods drejtoi dikasterin e rafinimit dhe atë kimik të kompanisë, që ia solli shumicën e të hyrave 7,8 miliardë dollarëshe të ExxonMobil-it në vitin 2016.[7]
Në një mbledhje investorësh në New York në vitin 2017, Woods detajoi planin e tij të rritjes që përfshinte shpuarjen e Pellgut Permian të Teksasit dhe Nju Meksikos dhe në formacionin argjilor Bakken në Dakotën Veriore. Ai foli poashtu për veprimtarinë e kompanisë në Rusi, duke shprehur një pikëpamje pozitive mbi projektin Sakhalin të Exxon-it në bregun lindor rus.[6]
Woods ka thënë që kombimini i shpuarjes horizontale dhe çarjes hidraulike e ka "shkatërruar mitin e Pikut të Naftës".[7] Woods e ka përkrahur haptazi Marrëveshjen e Parisit për Klimën. Marrëveshja merr përsipër që kombet t'i reduktojnë lëshimet e gazrave serrë.[8] Në maj 2017, Woods ia shkroi Presidentit Trump një lutje që SHBA të qëndrojnë pjesë e marrëveshjes. Ai tha që duke qëndruar besnik ndaj marrëveshjes, SHBA do të kishte një vend në bisedime për ta "siguruar një rrafsh të barabartë" dhe të mbështetur "opsionet më efikase dhe të lira për reduktimin e gazrave serrë".[9]
Më 5 tetor 2020, Bloomberg News raportoi që Exxon ishte i vendosur t'i rriste lëshimet e karbonit për nja 17%, ose gati sa prodhimi vjetor i tërë Greqisë. Zgjerimi i lëshimeve do të ndërtohej mbi një plan investimi, që u tha se e nënshkroi Woods. Exxon tha që parashikimet e veta të brendshme janë "një vlerësim preliminar, i brendshëm i rritjes së matur kumulative deri në 2025 dhe nuk i përfshiu masat [shtesë] për zbutje dhe reduktim që do të vlerësoheshin në procesin e planifikimit. Për më tepër, parashikimet brenda dokumenteve të përhapura kanë ndryshuar shumë, një fakt që nuk është shpjeguar apo theksuar në artikull."[10]
Në 2022, Woods u emërua si njëri ndër top "shejtanët klimatikë" të SHBA nga The Guardian pasi "lobuesit e Exxon-it u kapën në video duke shpalosur mundimet e kompanisë për të penguar projektligjet klimatike në Kongres".[11]
Akuzat e të gënjyerit para Kongresit Amerikan
RedaktoNë 2021, Woods mohoi që Exxon mbulonte hulumtimet e veta mbi kontributet e industrisë së naftës kundrejt krizës klimatike. Kryeshefi i komitetit Kongresional që po e dëgjonte deklaratën e tij e krahasoi mohimin e tij me mohimet e rrejshme dhjetravjeçare të industrisë amerikane të duhanit, që thonin se nikotina nuk shkaktonte varësi.[12] Woods poashtu refuzoi zotimin që të ndalonte lobimin kundër iniciativave klimatike.[12]
Referime
Redakto- ^ "Darren W. Woods: Executive Profile & Biography - Bloomberg". Bloomberg News (në anglisht).
- ^ Westervelt, Amy; Wright, Georgia; Olenick, Liat (2021-10-27). "The dirty dozen: meet America's top climate villains". The Guardian (në anglishte britanike). ISSN 0261-3077. Marrë më 2023-07-26.
- ^ Krauss, Clifford (2016-12-14). "Exxon Mobil Taps Darren Woods to Replace Rex Tillerson". The New York Times (në anglishte amerikane). ISSN 0362-4331. Marrë më 2017-12-15.
- ^ "ExxonMobil (XOM) Names Darren Woods Chairman, CEO". StreetInsider.com (në anglisht). Marrë më 2017-12-15.
- ^ Steele, Anne (14 dhjetor 2016). "Exxon Mobil Taps Darren Woods to Replace Rex Tillerson as CEO". Wall Street Journal (në anglisht).
- ^ a b "Exxon CEO Darren Woods steps out of Tillerson's shadow - CBS News". CBS News (në anglisht). 6 mars 2017. Marrë më 2017-12-10.
- ^ a b Helman, Christopher. "Exxon Exclusive: New CEO Opens Up On Russia, Climate Change, And The Permian Boom". Forbes (në anglisht). Marrë më 2017-12-10.
- ^ Krauss, Clifford (2017-03-01). "Darren Woods, Exxon's New Chief, Begins to Make His Mark". The New York Times (në anglishte amerikane). ISSN 0362-4331. Marrë më 2017-08-08.
- ^ "Exxon chief urges Trump to back climate agreement". Financial Times. 2017-05-26. Marrë më 2017-12-10.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Exxon's Plan for Surging Carbon Emissions Revealed in Leaked Documents". Bloomberg News (në anglisht). 2020-10-05. Arkivuar nga origjinali më 2020-10-05. Marrë më 2020-10-05.
- ^ "The dirty dozen: meet America's top climate villains". the Guardian (në anglisht). 2021-10-27. Marrë më 2022-10-19.
- ^ a b "Exxon CEO accused of lying about climate science to congressional panel". the Guardian (në anglisht). 2021-10-28. Marrë më 2021-10-29.
Parardhësi Rex Tillerson |
Kryeshef Ekzekutiv i ExxonMobil 2017–tani |
Pasardhësi Në pritje |