Dejan Anastasijeviq
Dejan Anastasijević ishte një gazetar serb, i cili ka dokumentuar krimet e luftës gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Ai vdiq në moshën 57 vjecare, pas një lufte të gjatë me sëmundjen.[1]
Jetëshkrimi
RedaktoDejan i përket gjeneratës së gazetarëve që mbuloi luftërat ballkanike pas përfunditmit të Luftës së Ftohtë. Dejan ka raportuar krimet e luftës së forcave ushtarake serbe kundrejt myslimanëve dhe kroatëve për mediat serbe si B92, Tanjug, Vreme. Në 1996 Anastasijeviq u emërua korrespondenti për Beogradin i revistvs TIME në 1996.[2]
Teksa një lëvizje separatiste e shqiptarëve etnikë nisi në krahinën e Kosovës (pjesë e ish-Jugosllavisë asokohe) në fund të viteve 1990, ku forcat e shumta serbe goditën kryengritësit dhe civilët, Dejan u shndërrua në një nga zërat kryesorë në mbulimin ndërkombëtar të kësaj krize.
Sulmet nga autoritetet serbe
RedaktoObjektiviteti, qëndrimi kritikik nga Millosheviqit dhe paanshmëria në raportimin gazetaresk solli një valë sulmesh ndaj gazetarit nga ana e autoriteteve serbe. Gjatë bombardimit të Beogradit nga NATO gjatë luftës në Kosovë, kërcënimet nga forcat ushtarake serbe e detyruan gazetarin serb të largohej së bashku me familjen në Vjenë, Austri. Ai u rikthye në Beograd pas shumë vitesh për të jetuar me familjen e tij. Gjithsesi pas kthimit në Beograd, shtëpia e tij u sulmua me granatë.[3]
Dëshmia kundër Millosheviqit
RedaktoKur Sllobodan Millosheviq nisi të gjykohej për krime lufte dhe gjenocid në gjykatën e Hagës në fillim të viteve 2000, Anastasijeviç dëshmoi kundër tij.