Denilson Pereira Neves

futbollist brazilian
(Përcjellë nga Denilson)

Denílson Pereira Neves, i njohur me emrin Denilson, lindi më 16 shkurt 1988, në São Paulo, Brazil) është lojtar që aktivizohet si mesfushor. Momentalisht luan për ekipin e Arsenalit dhe është kapiten i reprezentacionit të brazilit nën moshën 20 vjeç.

Denílson
Të dhënat vetjake
Emri i plotëDenílson Pereira Neves
Datëlindja16 shkurt 1988 (36 vjeç)
VendlindjaSão Paulo, Brazil
Gjatësia1.80 m (5 ft 11 in)
PozicioniMesfushor
Karriera me të rinjtë
1998–2005São Paulo
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2005–2006São Paulo12(0)
2006–2013Arsenal96(7)
2011–2013São Paulo (huazim)48(1)
2013–2015São Paulo104(0)
2015–2017Al-Wahda29(2)
2016Cruzeiro (huazim)5(0)
2019Botafogo-SP1(0)
2020–2021Sliema Wanderers14(0)
2021Brasil de Pelotas8(0)
Karriera ndërkombëtare
2005Brazil U176(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Karierën e tij si futbollist, Denilson e filloi në São Paulo, ku ishte edhe pjesë e ekipit që triumfoi në kompeticionin e Copa Libertadores në vitin 2005 si dhe në FIFA Botërorin e vitit 2005. Për ekipin e São Paulo-s, ai luajti dymbëdhjetë ndeshje nga të cilat vetëm në katwr prej tyre ishte titullar.

Më 31 Gusht 2006, ai kaloi në radhët e Arsenalit në Premier Ligën angleze, për një shumë prej 3.4 milionë funta, dhe mori fanellën me numër 15. Shumë njerëz ishin të befasuar nga ky kalim, për shkak se Denilson, nuk kishte përvojë të madhe. Menaxheri i Arsenal-it, e përshkroi atë si kombinim midis Gilberto Silvës dhe Tomas Rosickit.

Për herë të parë ai u përfshi në ekipin e Arsenalit, në udhëtimin në Moskë, Rusi, ku do të ballafaqoheshin me ekipin e CSKA Moska. Mirëpo ne këtë ndeshje ai ishte vetem në pankinën e rezervave dhe nuk u aktivizua.