Denys Johnson-Davies (Arabisht: دنيس جونسون ديڤيز) (i njohur gjithashtu si Abdul Wadud) ishte përkthyes letrar nga arabishtjaanglisht i cili përktheu, inter alia, disa punime prej autorit egjiptian Naguib Mahfouz, autorit sudanezë Tayeb Salih, poetit palestinezë Mahmud Dervish dhe autorit sirianë Zekeria Tamer.[1]

Johnson-Davies, referohet si "përkthyes arabisht-anglisht i kohës sonë" nga Edward Said, që përktheu më shumë se njëzet e pesë vëllime të historisë së shkurtëra, romane dhe poezive, dhe ishte i pari që përktheu punimin e poetit të shquar Naguib Mahfouz. Ai ishte poashtu i interesuar në studimet islamike dhe ishte bashkë-përkthyes i tri vëllimeve të haditheve profetike.

Johnson-Davies lindi më 1922 në Vancouver, Kolumbia Britanike. Johnson-Davies kaloi fëmijërinë e tij në Sudan, Egjipt, Ugandë, dhe Kenia, dhe pastaj u dërgua në Angli në moshën 12 vjeç. Johnson-Davies studioi gjuhët orientale në Kolegjinë e Shën Katarina, Kembrixh, dhe ligjëroi në literaturën angleze në disa universitete në botën arabe. Në vitin 2007, ai morri Çmimin e Librit Shehj Zajed si "Personalitet i Vitit", vlerësohet pë rreth $300,000.[2]

Më vonë, ai kaloi jetën e tij në Marrakesh dhe Kajro. Denys Johnson-Davies vidiq më 22 maj 2017 në moshën 95 vjeçare.[3]

Referime

Redakto
  1. ^ Hassan, Abdalla (mars 2006). "Spread the Word". Egypt Today. Arkivuar nga origjinali më 10 janar 2011. Marrë më 2010-12-11. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Sheikh Zayed Book Award". Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2011. Marrë më 6 janar 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Denys Johnson-Davies, renowned Arabic to English literary translator dies at 94 - Arab - Books - Ahram Online". english.ahram.org.eg (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 23 maj 2019. Marrë më 2017-05-23.