Denzitometria

This is the stable version, checked on 25 nëntor 2017. 1 pending change awaits review.

Denzitometria merret me matjen e dendësisë së zezshmërisë në shtresat fotografuese. Në negativat dhe pozitivat fotografikë matet dendësia difuzive, kurse në letrat fotografike dendësia reflektive. Mjet për matjen e dendësisë së zezshmërisë në origjinale transparente dhe reflekse, si dhe në kopje të fotografuara është denzitometri.


Denzitometri

Redakto
 
Pjesët kryesore dhe mënyra e matjes me denzitometër në baza transparente (film) dhe reflekse (foto në letër): (1) Burimi i dritës, (2) Blenda, (3) Pasqyra, (4) Prova, (5) Modeli për matje, (6) Beobashteri, (7) Mikroamperemetri, (8) Fotodiodat
 
Aufsicht-Densitometri

Denzitometri kryesisht përbëhet nga burimi i dritës, fotoelementit dhe mjetit për matje. Mënyra e matjes së dendësisë së zezshmërisë është si vijon: drita depërton nëpër vrimë deri në film (negativ apo pozitiv) në të cilin caktohet dendësia. Një pjesë e dritës absorbohet, kurse pjesa tjetër depërton deri në fotoçelulë në të cilën formohet fotorryma proporcionale me intensitetin e dritës që bie në atë mjet. Edhe pse rryma e intensitetit të dobët, ajo e lëviz shkallën në galvanometrin e ndjeshëm, në të cilën shkallë lexohet dendësia e zezshmërisë. Te denzitometrat bashkohorë, leximi bëhet në mënyrë digjitale.