Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës i Universitetit Politeknik të Tiranës

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës i Universitetit Politeknik të Tiranës është një institucion publik i arsimit të lartë në fushën e arkitekturës dhe urbanistikësTiranë, Shqipëri.

Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës përbëht nga Departamenti i Arkitekturës (DA), Departamenti i Urbanistikës (DU), Departamenti i Restaurimit dhe Teknologjisë së Arkitekturës (DRTA) dhe Qëndra e Kërkimit Shkencor (QKSH).

Historia

Redakto

Dega e Arkitekturës u hap në vitin 1969, si pjesë e Fakultetit të Inxhinierisë të Universitetit të Tiranës. Në vitin 1983 u krijua Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në kuadrin e Universitetit të Tiranës, ku bëntë pjesë Dega Arkitekturë. Më pas, në vitin 1984, Katedra e Urbanistikës u nda nga ajo e Arkitekturës. Në vitin 1993 u krijua Departamenti i Arkitekturës dhe Urbanistikës në kuadrin e Universitetit Politeknik të Tiranës, të rrithemeluar më 1991. Në fillim të vitit 2013 departamenti u shkëput nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe u shndërrua në Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës.[1]

Studimi

Redakto

Programet e studimit që ofron Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës:[2]

  • Bachelor në Arkitekturë Interieri dhe Dizajn
  • Master profesional në Restaurim Monumentesh Kulture
  • Master shkencor në Arkitekturë (Program i integruar studimi 5 vjeçar)
    • Profili Arkitekturë
    • Profili Urbanistikë
  • Doktoratë në Arkitekturë, Urbanistikë dhe Restaurim

Shiko dhe

Redakto

Referimet

Redakto
  1. ^ Urdhri i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës Nr. 28, datë 31.01.2013
  2. ^ Universiteti Politeknik i Tiranës – Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Lidhje të jashtme

Redakto


41°19′32″N 19°47′57″E / 41.32569°N 19.79922°E / 41.32569; 19.79922