Desiree Lubovska (21 qershor 1893- 1974) e njohur ndryshe dhe si Desiree Lubowska, ishte emri profesional i kërcimtares amerikane Winniefred Foote.

Lubovska - Janar 1920 Shadowland

Fillimet në jetë

Redakto

Winniefred Foote lindi në Faribault, Minnesota. Ajo e ndryshoi emrin, duke fituar një theks të ri në të folurit e saj [1]dhe për shumë vite ka qenë balerinë në Rusi; ajo është shprehur gjithashtu se ka studiuar artin egjiptian në Muzeun Britanik ku dh fitoi bindjen se “format e ndryshme dhe ravijëzimet që gjenden në muret e piramidave të Egjiptit, ku gratë egjiptjane të antikitetit janë portretizuar, janë të magjishme”. Më pas ajo ndoqi një dietë dhe regjim të fortë fizik në mënyrë që të kishte një trup sa më të formuar. Ajo shprehej se “Më në fund ndihesha si një prej tyre, si një shpirt i rimishëruar i lumit të Nilit”.[2]


Karierra

Redakto
 
"Kleopatra" Lubowska

Lubovska inicioi projektin jetëshkurtër por ambicioz [3]të kompanisë kombëtare amerikane për baletin në vitin 1921. [4][5] Ky program baleti zhvillohej në një fermë në New Jersey.[6] Shkolla u zhvendos më pas në Arlington, Virginia ku mamaja e saj gëzonte postin e drejtoreshës së shkollës.[7]

Në 1918 Lubovska u shfaq në rolin e “Night” në pjesën muzikore “Everything” me kompozim orkestral të Irving Berlin dhe Philip Sousa në hipodromin e New-York. Gjithashtu në hipodrom në 1920 ajo performoi në një shfaqje bamirësie për Shoqatën serbe për Mirëqenie. Në 1921 Lubovka hodhi në gjyq V.Vivaudou, një fabrikë prodhimi të pudrës talk, pasi kjo e fundit përdori imazhin e Lubovskës për një promocion në gazetë.[8] In 1922 she was touring in South America.[9]

Në 1920 ajo debutoi në filmin pa zë me titull “Greater Than Fame”.

Jeta personale

Redakto

Desiree Lubovska lindi në 1912 një djalë, Joseph Willard Schutz.[10] Ajo vdiq në 1974, në moshën 80 vjeçare.


Burimet

Redakto
  1. ^ "Girl Dancer Who Posed as Russian to Gain Fame, in Tampa for Ballet Recruits" Tampa Tribune (April 27, 1926): 13. via Newspapers.comStampa:Open access
  2. ^ Helen Hoffman, "Society Now on its Toes" South Bend News-Times (April 20, 1921): 12. via Hoosier State ChroniclesStampa:Open access
  3. ^ "Dancer Leads Movement for National Ballet" Houston Post (July 10, 1921): 31. via Newspapers.comStampa:Open access
  4. ^ "Want American Ballet" New York Times (February 26, 1921): 10.
  5. ^ "Mme. Lubovska to Found a National Ballet to Train Dancers" Musical America (February 19, 1921): 2.
  6. ^ Hannah Mitchell, "Social Leaders Back Plan for American Ballet School" New-York Tribune (February 20, 1921): 68. via Newspapers.comStampa:Open access
  7. ^ "American Ballet Trains in South; to Tour Country" Arizona Daily Star (September 6, 1925): 7. via Newspapers.comStampa:Open access
  8. ^ "New York Ad Women Hold Brilliant Ball" Editor and Publisher (March 19, 1921): 14.
  9. ^ "Lubovska, Dancer, Wins Plaudits" New York Times (May 14, 1922): 26. via ProQuest
  10. ^ Bill Thayer, "Names from the Past".