Destan Gashi
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Skulptori Destan Gashi ka prejardhje nga fshati Zoqishtë (Anadrini). Ai ka diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel, fillimisht në pikturë më 1978 dhe më vonë ka vazhduar studimet në degën e skulpturës. Prej vitit 1987 jeton dhe krijon si skulptor i pavarur në Vjenë të Austrisë.
Prej vitit 1985, Gashi ka pasur shumë ekspozita në galeri të ndryshme, nëpër kala, nëpër kopshte dhe nëpër muze në Austri dhe në shtete te tjera. Shumë vepra të tij gjenden nëpër koleksione private në Belgjike, Holandë, Itali, Austri, SHBA, Spanjë dhe Gjermani.
Për skulpturat e tij, Gashi është nderuar me disa çmime, përfshirë çmimet “Prix d´Excellence de la Ville de Bruxelles”, “Prix de Doutrelon de Try” dhe “Medaille de la ville de Bruxelles”.