Një dharamshala, e shkruajtur edhe në formën dharmashala (në gjuhën hindi: धर्मशाला, dharmaśālā) është një shtëpi fetare qëndrimi Hindu.[1] Në gjuhën sanskrite, Dharma do të thotë fe, ndërsa shala do të thotë "strehë"[2] Kështu dharamshala është një 'strehë fetare' ose shtëpi-qëndrimi për pelegrinët, që është krijuar kryesisht për pelegrinët fetarë ose si një përkrahje fetare. Krijimi i dharmashalave është një traditë e zakonshme në Hinduizëm, Xhainizëm dhe gjithashtu në Budizmin Tibetian.[3] Ashtu si sarajet janë për udhëtarët dhe karvanet, dharamshalat jënë ndërtuar në mënyrë të qëllimtë për udhëtarët fetarë në vendet e pelegrinazhit.

Seth Sadasukh Gambhir Chand Kothari Dharamshala, e ndërtuar në vitin 1822 në Haridwar. Sponsorizuar nga një sipërmarrës

Dharamshala të bashkësive të veçanta Redakto

Ndonjëherë një dharmaśālā ndërtohet në qendra pelegrinazhi fetar për një bashkësi, kastë, grup etnik ose profesion të caktuar. Pelegrinët e paracaktuar paguajnë pak ose fare për një kohë të caktuar në një dharamshala të ndërtuar specifikisht për ta, por pelegrinët e tjerë do të duhet të paguajnë zakonisht më shumë.

Etimologjia Redakto

Dharamshala (në gjuhën devanagari: धर्मशाला; Dharmashaalaa ose Dharmaśālā) është një fjalë (e rrjedhur nga sanskritishtja) që është e përbërë nga dharma (धर्म) dhe shālā (शाला). Një përkthim i përgjithshëm do të ishte 'strehë shpirtërore' ose, më e përgjithshme si 'strehë'. Të përcaktohet një përkthim më i saktë është problematik për shkak të fushës së gjerë dhe konceptualisht të pasur semantike të fjalës dharma dhe aspektit kulturor të Indisë. Në përdorimin e zakonshëm hindu, fjala dharamshala i referohet një strehimi ose shtëpie-qëndrimi për pelegrinët shpirtëror. Tradicionalisht, dharamshala të tilla (shtëpi-qëndrimi të pelegrinëve) ndërtoheshin në mënyrë të zakonshme pranë qendrave të pelegrinazhit (që shpesh gjendeshin në zona të largëta) për tu mundësuar vizitorëve një vend për të fjetur gjatë natës.

Transkriptimi dhe shqiptimi Redakto

 
Sawarankaron ki Dharamshala (shtëpi-qëndrimi për argjendarët), në Haridwar

Për shkak të mungesës së rregullave uniforme të transliteracionit dhe transkriptimit për gjuhën hindi (dhe shkrimit Devanagari në të cilin shkruhet gjuha hindi), emri i ka qenë transtriptuar në gjuhën e shkrimit latin në mënyra të ndryshme si Dharamshala, Dharamsala dhe më rrallë si Dharmshala dhe Dharmsala.[4] Këto katër variante rezultojnë nga dy ndryshore: transcriptimi i fjalës धर्म (dharma)—veçanërisht rrokjes së dytë (र्म)—dhe asaj të rrokjes së tretë (शा). Një transliteracion strikt i fjalës धर्म do të ishte 'dharma' [ˈdʱərma]. Në gjuhën e folur moderne hindi të rajonit, megjithatë, ndodh një metatezë e zakonshme në të cilën zanoret dhe bashkëtingëlloret në rrokjen e dytë të disa fjalëve (duke përfshirë edhe fjalën धर्म) zhvendosen, gjë që e ndryshon fjalën nga 'dharma' në 'dharam' (i shqiptuar diku midis [ˈdʱərəm] dhe [ˈdʱərm], në varësi të folësit). Kështu, nëse qëllimi i transkriptimit është përshtatja fonetike me gjuhën e folur moderne hindi, atëherë 'dharam' dhe 'dharm' janë të dyja opsione legjitime. Në lidhje me rrokjen e tretë, gërma devanagari श përputhet me tingullin sh, ʃ. Në këtë mënyrë fjala शाला transkriptohet si 'shala'. Në këtë mënyrë, transkriptimi më i përpiktë fonetik i fjalës hindi धर्मशाला në shkrimin latin është 'Dharamshala' ose më rrallë, 'Dharmshala', ku të dyja variantet përdorin tingullin sh (/ʃ/) të gërmës devanagari për tiu përshtatur shqiptimit të saktë hindi, 'Dharamshala' [dʱərəmˈʃaːlaː] ose 'Dharmshala' [dʱərmˈʃaːlaː]. Megjithatë, shkrimi në mënyrë alternative 'Dharamsala' vazhdon të përdoret në shkrimet latine pavarësisht pasaktësisë së tij dhe të katër variantet e shkrimit mund të gjenden në materialet të shkruara në gjuhët që përdorin shkrimin latin.[5] Pavarësisht varianteve të shkrimit shqiptimi i përpiktë në gjuhën origjinale është me tingullin sh (/ʃ/). Kështu, varianti i shkrimit që është më i zakonshëm dhe më i përputhshëm me standardet e transkriptimit dhe shqiptimin origjinal është 'Dharamshala'. Në gjuhën zyrtare anglishte të Indisë fjala e përdorur është 'Dharamshala'. Në gjuhën nepaleze shkruhet dhe shqiptohet si Dharmaśālā.

Galeri imazhesh Redakto

Shiko edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Dharamshala The Imperial Gazetteer of India, volumi 11, faqja 301
  2. ^ Paathshala (shkollë), vyayaamshala (gjimnaz), madhushala (pijetore)
  3. ^ Ajoy Kumar Sen (1991). Tourism in India (në anglisht). Modern Book Agency. fq. 235.
  4. ^ http://dsal.uchicago.edu/reference/gazetteer/pager.html?objectid=DS405.1.I34_V11_307.gif
  5. ^ http://hptdc.nic.in/access.htm Arkivuar 20 tetor 2010 tek Wayback Machine, ku përfshihen të gjitha shkrimet e zakonshme në të njëjtën faqe.

Bibliografia Redakto

  • Ajoy Kumar Sen (1991). Tourism in India (në anglisht). Modern Book Agency.
  • "Dharamshala". The Imperial Gazetteer of India (në anglisht). 11: 301.