Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.
Dibran Fylli, 29.9.1956.

Biografia

Redakto

Dibran Fylli, regjisor, ka lindur në Açarevë të Skënderajt, më 29.9.1956. Ka mbaruar akademinë për teatër, radio, film dhe televizion (AGRFT) në Lubjanë, drejtimi regji. Është anëtar i shoqatës “Migjeni” dhe i revistës “Alternativa” në Lubjanë. Ishte pjesëtar i radhëve të para të UÇK-së dhe udhëheqës i njësitit të parë “Shkoza2” në Açarevë; pjesëmarrës i shumë betejave, i plagosur në betejën e Llapushnikut më 8 maj 1998; themelues i trupës artistike ushtarake “Hamzë Jashari” të UÇK-së; ideator, skenarist e organizator i manifestimit përkujtimor “Ditët e përndritjës”, tash “Epopeja e UÇK-së” (5, 6 dhe 7 mars – e njohur si “Nata e zjarreve”); ishte shef i TAU “Hamëz Jashari” të UÇK-së dhe TMK-së (1998-2002), pastaj ideator, skenarist e regjisor i festivalit folklorik “I këndojmë lirisë” – kushtuar figurës madhore të UÇK-së, Mujë Krasniqi – KAPUÇI (Klinë, 6, 7 dhe 8 qershor); autor dhe skenarist i programit artistik “Ai është i gjallë”, autor i shumë skenarëve dhe  organizator i dhjetëra akademive përkujtimore e solemne. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i klubit të shkrimtarëve “Vorea Ujko” të Klinës.[1]

Ishte arrestuar nga gjykata e UNMIK-ut dhe ishte privuar nga liria për katër vjet – 1365 ditë ( i liruar i pafajshëm).

Vepra të  botuara[edit | edit source]

Redakto
  1. Përmbledhje poezish “Të fala nga Stambolli”, Tiranë, 1998
  2. Argumente “Drenica dikur dhe sot”, Tiranë, 1998
  3. Përmbledhje poezish “Ai është i gjallë”, “Rilindja”, Prishtinë, 2000
  4. Edhe kjo është pjesë e jetës”, roman, KSH “Vorea Ujko”, Klinë, 2006
  5. Ditari i Tafrruk Tafrrukuci të Tafrrukajve”, komedi-humor, KSH “Vorea Ujko”, Klinë, 2006
  6. Sharkia e Drenicës”, KSH “Vorea Ujko”, Klinë, 2007
  7. 1365 ditët e jolirisë”, poezi, LSHK, 2012
  8. Prekazi brezni trimash”, kronologji në 7 gjuhë, LSHK, 2013
  9. Edhe kjo është pjesë e jetës”, roman (ribotim), LSHK, 2013
  10. Hasan Prishtina, stërnip i Avdullah Veliqit”, monografi, “PrishtinaPress”, 2013
  11. Tahir Meha – pesë breza pushkë lirie”, kronologji (shqip dhe anglisht), “Meshari”, 2014
  12. Sharkia e Drenicës” (ribotim) LSHK, Prishtinë, 2015
  13. Lulëkuqet e lirisë” – Çdo shesh një përmendore, antologji poetike , “Meshari”, 2015
  14. Fryma e Lirisë”, poezi, “Meshari”, Prishtinë, 2016
  15. Hasan Prishtina, stërnip i Avdullah Veliqit”, monografi (botimi i dytë), 2018
  16. “Penë e Pushkë”, poezi, Botues SHKAL “Naim Frashëri” (Prishtinë 2018)
  17. “Tokë e mbjellë me varre”, argumente, (Prishtinë, 2020
  18. “Prishtina ime” (kumtesa, poezi) Prishtinë (2021)
  19. “Konti i letrave shqipe”, (Intervista, vështrime, recensione – 2021)
  20. “Ujëvarë fjalës artistike” –  poezi (Prishtinë, 2022)
  21. “Ditari i të vërtetave – Udhët e sakrificave” –  ditar (Prishtinë, 2023)
  22. “Prekazi brezni trimash” kronologji në 9 gjuhë – (ribotim i tretë me plotësime, (2023)
  23. “Hasan Prishtina, Ideolog i çështjes kombëtare”, monografi (2023).

Çmime letrare[edit | edit source]

Redakto

Çmimi letrar “Metafora I”, Festivali ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik”, 2012.

Çmimi “Shën Jeronimi Ilir”, Vendi i parë, takimet “Dom Mikeli 2012” , Stubëll, Viti.

Çmimi i Diasporës, poezia Vendi i parë, në Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë, Besianë, 2013.

Vendi i parë – Krijimtari letrare, konkurs artistik për Ditën e Dëshmorëve, Malishevë, 2014.

Vendi i dytë – manifestimi letrar “Malli poetik i Kosovës”, 2014.

Filma të realizuar[edit | edit source]

Redakto

Deri kur…?” – film artistik në dy pjesë (1996)

Kalanica e Kadiut“, komedi (1996)

Qyteti i zi”, film i shkurtër (2014). Pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Ballkanik në Pogradec, në festivalin e filmit “Hyjnesha në fron”, në Javën e filmit shqiptar në Nju-Jork, SHBA.

Role të realizuara[edit | edit source]

Redakto

Filmat “Rrënjët” – Hazir Dema, “Deri kur?” – Demë Sinani,

Komedi “Kalanica e Kadiut” – Tafrruk Tafrrukuci,

Filmi “Vdekja në sy të motrës” – Babai,

Filmi “Azem Galica” – Bejtë Galica,

Filmi artistik i metrazhit  të gjatë “Azemi” – polici serb,

Filmi i shkurtër “Qyteti i zi” – polici serb (pjesëmarrës në tri festivale),

Filmi artistik “Balkan Scam3” – i burgosuri,

Filmi artistik “Istanbul Conection”, mjeku luftëtar,

Filmi “Koha e hakmarrjes” –  Babai,

Seria televizive “Vendlindja ime”, 2018.

37 filma dokumentarë dhe dy monologë[edit | edit source]

Redakto

“Gjaku i Kosovës“, dokumentar për luftën e UÇK-së dhe shërimin e të plagosurve (filmi është punuar gjatë luftës në TV Klan dhe është edituar ne TVSH, 1998).

“Organizimi i shëndetësisë gjatë luftës“, dokumentar i promovuar ne simpoziumin ndërkombëtar   (Prishtinë, 29.9.1999).

Film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës heroike të dëshmorit Skënder Çeku (2000).

Film dokumentar kushtuar heronjve Nebih e Tahir Meha (kooproduksion me RTK-në, 2001).

Dokumentari “Lindja dhe rrita e Batalionit të 40-të të shëndetësisë të TMK-së“ (2001).

Dokumentari “Thyerja e kufirit, ideal i bashkimit kombëtar“, kushtuar Betejës së Koshares (2001).

Dokumentari “Akademia e Mbrojtjes, Tempull i dijes ushtarake” (22 prill 2002).

Filmi dokumentar “Vepër, jo fjalë“ (2008).

Filmi dokumentar kushtuar jetës dhe veprës heroike të dëshmorit Muhedin Morina (2008).

Filmi dokumentar “Fryma e lirisë zbut dhembjen për liri“, kushtuar dëshmorit Faruk Elezi (2008).

Filmi dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së dëshmorit të Brigadës 112 “Arben Haliti” (2008).

Film dokumentar “Jeta dhe lufta për liri“, kushtuar dëshmorit Avni Zhabota (2008).

Dokumentari “Korbi, pjesë e betejave të përgjakshme për shthurjen e Jugosllavisë“ – Mirush Dakaj (2008).

Monolog kushtuar luftës çlirimtare të ZO-së të Pashtrikut (2008).

Filmi dokumentar poetik “Krushqëzimi“, kushtuar 24 dëshmorëve të Jezercit (2008).

Filmi dokumentar informativ “Libri në shtegtim“ për veprën e krijuesit Isak Guta (2008).

Monologu “Amaneti i kullës së lashtë” (2009).

Filmi dokumentar “Gjaku i lirisë“, kushtuar jetës dhe veprës heroike të dëshmorit Fehmi Rama (2009).

Filmi dokumentar “Krisma e këngë”, për dëshmorin Milaim Krasniqi (2010).

Dokumentari “FASHIKO” (për sportin e karatesë në Kosovë), 2011.

Emisione ekskluzive dokumentare në 12 vazhdime “Luftë për jetën”, RTK (2010-2011).

Dokumentari “Mbijetesa” – pjesëmarrës në “Javën e filmit” në Nju-Jork (2012).

Dokumentari “Krimi” – pjesëmarrës në “Javën e filmit” në Nju-Jork (2012).

Dokumentari “Ai jeton në shpirtin e popullit”, kushtuar Hasan Prishtinës (2013).

Dokumentari “Shkencëtarja e gramatikës historike”, kushtuar Prof. dr. Hava Qyqalla (2017).

  1. ^ "Dibran Fylli – LSHK". Marrë më 2024-07-14.