Diego Pizarro
Diego Enrique Pizarro Bosio (lindur më 14gusht 1990) është një futbollist profesionist peruan i cili luan si sulmues për klubin peruan Cantolao. Ai është vëllai i vogël i sulmuesit tjetër peruan Claudio Pizarro.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Diego Enrique Pizarro Bosio | ||
Datëlindja | 14 gusht 1990 | ||
Vendlindja | Lima, Peru | ||
Gjatësia | 1.81 m (5 ft 11 in) | ||
Pozicioni | Sulmues, Anësor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Cantolao | ||
Numri | 11 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
Bayern Munich | |||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2007–2009 | Bayern Munich II | 36 | (7) |
2009 | Coronel Bolognesi | 0 | (0) |
2010 | Sport Boys | 2 | (0) |
2011 | Colegio Nacional Iquitos | 23 | (0) |
2012–2013 | Cienciano | 50 | (9) |
2014 | Unión Comercio | 6 | (0) |
2014 | Melgar | 7 | (0) |
2015 | Juan Aurich | 4 | (0) |
2015 | Cienciano | 10 | (1) |
2015– | Cantolao | 28 | (3) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 12:36, 2 korrik 2017 (UTC) |
Karriera me klube
RedaktoPizarro u zhvillua si futbollist në akademinë e të rinjëve të Bayern Munich. Më 31 gusht 2009, u njoftua se ai do të bëhej pjesë e klubit peruan Coronel Bolognesi për pjesën e mbetur të sezonit 2009 të ligës Descentralizado.[1] Megjithatë, ai nuk luajti dot asnjë ndeshje për ekipin e tij të ri për shkak dëmtimi. Në përfundim të sezonit 2009, Bolognesi ra nga kategoria.
Në janar 2010, ai firmosi për ekipin peruan Sport Boys Association për sezonin 2010 të Descentralizados.[2] Pizarro bëri debutimin e tij si profesionist në Divizionin e Parë Peruan më 29 maj 2010 në një transfertë ndaj José Gálvez FBC. Ai u aktivizua si zëvëndësues në minutën e 73të në vend të Miguel Curiel.[3] Edhe pse debutoi në atë sezon, Pizarro luajti më së shumti për ekipin rezervë, duke u shpallur golashënuesi më i mirë me 9 gola në turnamentin Torneo de Promoción y Reserva 2010. Ndeshja e tij e fundit për Sport Boys në Divizionin e Parë Peruan ishte më 17 tetor 2010 në fitoren 2–1 në shtëpi ndaj Universidad César Vallejo.[4]
Më 31 janar 2011, Colegio Nacional de Iquitos njoftoi se Pizarro i ishte bashkuar ekipit për nisjen e sezonit 2011 të Descentralizados.[5]
Referime
Redakto- ^ "Diego Pizarro y Natalio Portillo reforzarán a Bolognesi" [Diego Pizarro dhe Natalio Portillo përforcojnë Bolognesin]. depor.pe (në spanjisht). 31 gusht 2009. Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2011. Marrë më 14 shtator 2011.
- ^ "Diego Pizarro, el gran hermano" [Diego Pizarro, vëllai i madh]. depor.pe (në spanjisht). 21 janar 2010. Arkivuar nga origjinali më 16 shtator 2011. Marrë më 14 shtator 2011.
- ^ "José Gálvez 2 – 1 Sport Boys" (në anglisht). ESPN FC. 29 maj 2010. Marrë më 14 shtator 2011.
- ^ "Sport Boys 2 – 1 César Vallejo" (në anglisht). ESPN FC. 17 tetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2012. Marrë më 20 shtator 2011.
- ^ "Hermano de Claudio jugará en CNI" [Vëllai i Claudios do të luajë në CNI]. nuevo.ovacion.pe (në spanjisht). 31 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 20 korrik 2012. Marrë më 20 shtator 2011.
Lidhje të jashtme
Redakto- Diego Pizarro te Football Database
- Diego Pizarro te ESPN FC