Progonët
(Përcjellë nga Dinastia e Progonit)
Progonatët kanë qenë një familje fisnike arbërore që themeluan të parën bërthamë shtetërore arbërore të njohur si Principata e Arbanonit.
Historia
RedaktoProgoni i Krujës themeloi sundimin e tij mbi Krujën më 1190. Para 1204, Arbanoni qe një principatë autonome e Perandorisë Bizantine.[1] Pakçka dihet për arhondin Progon që sundoi Krujën dhe rrethinat e saj nga 1190 e deri më 1198. Kështjella e Krujës dhe rrethinat vijuan të sundoheshin nga Progonatët, Progonin e pasoi i biri Gjini dhe më pas nga Dhimitri.
Familja zhduket në burimet pas vitit 1216, pas vdekjes së Dhimitrit. Emri ama vijoi të përdoret aq sa shënjoi edhe toponiminë si në rastin e fshatit Progonat.
Anëtarët
RedaktoBurimi
Redakto- ^ The New Cambridge Medieval History: c. 1198-c. 1300, page 786: " little arbanon, shut away in the hinterland, with its main political center in Kruja, opted for a continuing attachment to the Orthodox tradition and for subjection to Epiros, as well as alliance to Serbia... "