Diskutim:Adami dhe Eva
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Adami dhe Eva. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
|
|
Sections older than 14 days may be automatically archived by MajavahBot. |
- Pikëpamja asnjanëse.
Në qoftë se përdoruesi "Puntori" do të shkruajë mbi Adamin dhe Evën në një pikëpamje islamike, në artikull ndodhet edhe pjesa ku shkruhet "Pikëpamja islamike". Këtu le të shkruajë se çfarë mendojnë muslimanët dhe kush janë Adami dhe Eva në Islam. I bëj thirrje përdoruesit "Puntori" që të mundohet të shkruajë asnjanësisht (NPOV - Neutral Point Of View), edhe kur është fjala për figura biblike.
Leke Mjeku 21 Dhjetor 2006 16:46 (UTC)
- Fillimi ime ishte asnjanes sa i perket ketij shenimi per ate edhe e largova nga kryetitulli pikpamjen krishtere, bile per ti ikur konfliktit te cilin ty qe ne pik te pare te pengon nuk e bera as redirect Ademi dhe Hava tek Adami dhe Eva por e lash qe fillimi te ket nisje asnjanese bile Ademi dhe Hava e futa ne Kllapa dhe Adami dhe eva e lash si emer kryesor edhe pse ne islam nuk i thirrin ashtu. Sa i perket anesimit tim eshte vetem ne koken tende sepse te kam nderhyre ne shenimin tend, por wikipedia eshte e lire dhe punohet per te mire dhe shtim te diturise keshtu qe shenimi yt herdo kure do te ndryshohet dhe do te jet asnjenes pastaj duke sqaruar pikpamjet.
- Artikullin nuk mundesh te e marresh biblik sepse nuk eshte vetem i tille.
- Atikulli meqe eshte i pergjithshem nuk mund te filloje me pikpamje krishtere.
- Meqe nuk mund te filloje me pikpamje krishtere atehere duhet te filloje neutral, kjo eshte njejt sikur puna e agjërimit që nuk eshte vetem nen nje pikpamje dhe rregull.
- Sa per te treguar neutralitetin tim po e kopjoj ate qe une ndryshova:
- Adami dhe Eva (ose Ademi dhe Hava musl.) nga besimtarët në Zot llogariten si njerëzit e parë në tokë. Sipas besimtarëve Zoti ka krijuar sëpari Adamin e pastaj nga ai e ka krijuar gruan e tij Evën.
- Lidhur me krijimin e tyre nga ana e Zotit si dhe lidhur me jetën e tyre besimet janë të përafërta por megjithat varësisht nga besimet fetare dallojnë edhe pikpamjet.
- Pikpamja ime eshte mese neutrale.
P.S. Per t'i ikur konfliktit meqe je ti nismetar i ketij artikulli me sinqeritet kerkoj qe ta besh neutral, pastaj sa te duash sqaro permbajtjen krishtere. Perndryhse sinqerisht do te them se perseri do te nderhy me neutralitet. (Puntori 21 Dhjetor 2006 20:03 (UTC))
- Meqe ti do te ballafaqohesh, ateher le t´ia nisim. A mundesh te me tregosh (se tani po me vjen per te qeshur) ku paskam qene une i njeanshem ne kete apo nder shkrime te tjera te miat, se une te them te drejten nuk e di te kem qene i njeanshem ne ndonje shkrim timin. Nese ti beson dhe mendon qe jam i njeanshem, me trego vendin se ku dhe une do t´a ndreq menjehere. S´ka problem aspak.
Shiko dhe lexo po deshe Vikipedian gjermane, se prej saj e kam marre kete artikull. Po deshe (per te kursyer ty mundimin) po t´a tregoj se cfare shkruan Vikipedia gjermane:
- "Adam und Eva waren nach dem im Buch Genesis in den Kapiteln 2 bis 5 niedergelegten biblischen Schöpfungsbericht das erste Menschenpaar und Stammeltern aller Menschen.
- Adam (hebräisch Mensch; der vom Ack adamah Genommene) wurde demnach von Gott aus dem Lehm des Ackerbodens erschaffen, danach wurde ihm der Lebensatem eingehaucht. Darauf ließ ihn Gott in einen tiefen Schlaf fallen, entnahm ihm eine Rippe und schuf aus dieser seine Partnerin Eva (chawah die Belebte)" usw. etj.
Ti mundesh te besh nje artikull te vecante per Ademin e Havane, askush (te pakten une) nuk te pengon.
Ridrejtimin ti s´mund ta besh se nuk eshte e drejte, sepse jane ne dy fe te ndryshme e me emra te ndryshem.
Se cfare eshte ne koken time ti as nuk ia ke idene.
Ti s´mund te me tregosh mua se cfare eshte Vikipedia se une i´a kam nisur ketu me pare se ti, prandaj mbaji per vete mesimet tuaja se cfare eshte vikipedia dhe rregullat e saj.
Une e di se cfare ti ke shkruar, se perndryshe nuk do t´a kisha rikthyer art. ne gjendjen e meparshme.
Artikulli eshte asnjanes, n.q.s ti e kupton gjermanishten krahasoji.
Nderhyj e bej cfare te duash, nese ti mendon se une jam i njeanshem. Kjo eshte e drejta jote. Edhe une i di te drejtat e mia dhe vendin (poziten) tim(e).
Po te kujtoj dicka se ti mbase nuk e ke kuptuar ende. Krishterimi eshte me i vjeter se Islami. Me kete po ti pergjigjem mendimit tend se Adami e Eva nuk jane vetem biblike.
Ah, le ti kthehemi asnjanesise (neutralitetit) tende. Si mendon ti mbi art. Allahu? A jane keto thenie asnjanese?
- "Emri All-llah është emri Arab i Perëndise, Zot. Emri Allah është një nga 99 emrat e Zotit (Allah-ut)..."
- "Është emri më i madh i Krijuesit që dëfton për Qenien Absolute..."
- "Çdo emër tjetër i bukur i Allahut vjen si tregues per Të, kur janë së bashku. p.sh. “Huvallahu ledhi la ilahe il-la huve”- “Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij…” (El-Hashr,23) " etj.
N.q.s ti ende pohon se theniet e mesiperme jane asnjanese (neutrale), atehere une s´kam me se cfare te them.
Shiko edhe versionet e mepareshme te miat, pse i ke fshire dhe çensuruar ato si te pelqen ty, dhe jo sic eshte e verteta. E verteta dhemb, apo jo?
Ti te pakten ke nje ide (kuptim) te gabuar se cfare eshte asnjanesia (neutraliteti), prandaj lexo dhe kupto (po deshe).
Kete ballafaqim me ty se paku, nuk e kam deshiruar kurre, por e kam vene re se heret a vone do te ndodhte. Leke Mjeku 21 Dhjetor 2006 22:46 (UTC)
- Pergjigje:
- 1. Nuk ceka se je i nje anshem ne shenime qe nenkupton se nuk flisja per shenimet tua por vetem per artikullin Adami dhe Eva.
- 2. Ne kete artikull je i nje anshem sepse fillon me burime nga Bibla.
- 3. Eshte e natyrshme qe Gjermanet ne wikipedia gjermane te nisin ashtu artikullin sepse jan popull krishter, por nuk eshte e natyrshme qe shqipetaret te paraqesin ashtu sepse jan popull multi fetarë (ne mase te dukshme dhe prekese), pra ne kete rast duhet te jet artikulli neutral.
- 4. Asesi nuk ka 2 artikuj shkak i pikpamjeve te ndryshme por nje artikull edhe ate neutral sepse do te ishte bere kaos wikipedia shqip nese konsideroheshin shum gjera ne baz te shijeve dhe ideve te njerezve. (Po nisem nga vetja sa shije kam, por e permbaj neutralitetin, e le me te tjeret).
- 5. Ridrejtimi do te behet ne nje neutralitet, po e potencoj gjithnje me neutralitet dhe asesi me anshmeri.
- 6. Asesi nuk pregjykova per ty por vetem e percjella shkurtimisht veprimin qe e bere me nje anshmeri. (Sqarim: Nuk e kam fjalen per artiukujt tu por per artikullin Adami dhe Eva, qe dmth vetem per 1 artikull per te cilin po flasim).
- 7. E cmoj gjakftohtesine tende ehde gjaknxehtesine, asesi nuk kam tentuar te te mesoj cfar eshte Wikipedia por po flisja per nje gje qe me gjakftohtesi mund te zgjidhej por si duket te pengon shume redaktimi i nje artikulli tend.
- 8. Ajo qe shkrujta ishte hyrje dhe asnjanese sepse po te ishte permbajtje islame do te kishte nisje tjeter dhe permbajtje tjeter.
- 9. Ti po me akuzon per njeanshmeri edhe pse kerkova qe artikulli te neutralizohet nga ti seps kam respekt ndaj teje, une asnjehere nuk e perdor aksesin e Adminit per keqperdorime, nese ndjen se jam duke e keqperdorur me thuaj dhe do te kerkoj largimin.
- 10. Sa i perket se cili eshte me i vjeter Krishteirmi apo Islami ate po e leme sepse eshte debat shum i rrenjeshem dhe nuk i perket ketu te flasim. Nese mendon se duhet te diskutojm per kete mund te e bejm ne hapesire tjeter dhe nese do edhe me mjete tjera (direkt chat ose ku e di une) per te diskutuar mbi kete ceshtje. (Me shum sinqeritet pa aspak tallje).
- 11. Artikulli All-llahu asesi nuk eshte neutral, dhe nuk duhet te jete njejt sikur Jezu Krishti sepse kemi artikullin neutral Zoti dhe artikullin Isam Isa a.s.. Dhe une e pelqej artikullin Jezu Krishti sepse ai i cili do te kerkoj dicka mbi Jezu Krishtin atij i intereson Jezu Krishti dhe jo Isa a.s. (pra pikpamja krishtere dhe jo islame), njejt eshte puna edhe me All-llahun. Keto nuk jan artikuj te njejte me Adami dhe Eva = Edemi dhe Hava , kero jane te barabart sepse nuk jan 100% te dallueshem ne besime pra duhet te ken nje artikull dhe me pike pamje te paraqitura varesisht nga besimet.
- 12. Cfar kam fshire e cfar kam censuruar? Ku me dhemb? sa i perket artikullin Adami dhe Eva une vetem kisha zhvendosur permbajtjen tek pikpamja krishtere dhe asnje fjale nuk e kam fshire. (E sqaro kete mire sepse e ke len te zbrazet, sjell fakte sepse po me akuzon pa faj).
- 13. E falemenderoj Zotin qe me ka mundesuar te lexoj dhe kuptoj dhe po e kuptoj mire se ku eshte neutraliteti dhe dnershmeria. Keshtu qe po tentoj te punoj neutral dhe te te respektoj (si duket ty ste pengon kjo, meqe me disa fjale ka filluar nencmimin edhe pse ska patur nevoj).
- 14. Asesi nuk e kam menduar (meqe ti e paske paraplanifikuar, meqe e ke pritur heret a vone). Une personalisht kam shum respekt per punen qe ben dhe nuk e llogaris kete ballafaqim mes nesh por vetem fillimisht ishte nje sugjerim kurse tani eshte nje debat qe gjithmon po tentoj te e bej te mirkuptueshem mes nesh.
- PERFUNDIM: Artikulli ne versionin e tanishem eshte i njeanshem ,(mos e lidh veten tende me artikullin sepse po flas vetem mbi artikullin dhe jo mbi ty), keshtu qe ky artikull duhet te jet neutral sikur artikujt Zoti , Agjërimi, Profeti etj. Pastaj te behet sqarim i pikpamjeve te ndryshme fetare.
- P.S. Me sinqeritet po te them se edhe perkunder mendimeve te kunderta dhe ndoshta urrejtjeve ne ndonje ose disa pikpamje prap se prap sta kam friken per asgje sepse e di se ti je besimtare dhe besimtari i frigohet Zotit keshtu qe nuk flet nga mendjelehtesia. Ky mendim me ben qe te ndjehem mire, pra kur e di se flas me nje besimtare (perndryshe nga pabesimtari do te isha ruajtur ndryshe).
- Shendet dhe respekt (Puntori 22 Dhjetor 2006 09:20 (UTC))
- Tungjatjeta! Per shkak te festave te krishtera s´pata kohe te te pergjigjem.
Po filloj tu pergjigjem atehere pikave tuaja (megjithese pa deshire se e shoh qe me ke keqkuptuar), edhe ketu asnjanesisht dhe ndershmerisht. Pikat qe nuk shfaqen nuk ua vlen tu pergjigjem, se u jam pergjigjur nje here, ose jane afërmendsh dhe te vetkuptueshme.
Pikes 2. Une jam asnjanes ne kete artikull sepse (gje qe ti ende nuk do ta kuptosh) Adami dhe Eva jane figura biblike, sepse permenden me pare ne Toran e judenjve pastaj ne Bibel, e cila ka per baze Toran. Me vone me krijimin e Islamit jane interpretuar ne Kuran (ndryshe nga Torah dhe Bibla), i cili i konsideron te dyja si te korruptuara (te prishura) e te ndryshuara nga njerzit.
Pikes 3. Une e di se kush e cfare eshte populli gjerman, se jetoj ne Gjermani qe ne vitin 1998. E meqe eshte popull i krishtere nuk do te thote qe Vikipedia ne kete gjuhe te jete e njeanshme, sepse aty kane perparesi ligjet dhe normat e Vikipedias dhe jo ndjenjat dhe parapelqesat vetjake. Per kete te lutem lexo mire dhe kupto se cfare do te thote Neutral Point Of View (Pikepamja asnjanese). Po te kujtoj se ne Gjermani jetojne mbi 2 milione muslimane te cilet kane te drejten e besimit dhe te ushtrimit te tij, dhe kane ne cdo qytet gjerman xhamite e tyre dhe ne te krishteret nuk mundemi te ndertojme nje kishe ne vendet islame, sepse eshte e ndaluar. Por le t´a leme kete se eshte teme tjeter. Me kete doja te te tregoja se populli gjerman (te pakten ligjerisht) eshte nje popull tolerant ndaj feve te tjera.
Pikes 7. Perpunimi i shkrimeve te mija nga te tjeret nuk me intereson aspak perderisa ata jane me vlere, cilesi dhe asnjanes. Por ne vecanti perpunimet tuaja nuk me kane pelqyer, sepse nuk i konsideroj asnjanese dhe cilesore. Prandaj leri te lutem gjepurat.
Pikes 9. Artikulli per mendimin tim eshte asnjanes. Faleminderit per respektin. Punen tende le ta gjykojne te tjeret, nese duan. Si autor i ketij artikulli kam te drejten e autorit dhe mundem t´a perpunoj si te tjeret. N.q.s ti mendon se ky artikull eshte i njeanshem mundesh ta shtrosh ne faqen e diskutimeve per rishqyrtim apo votim si te njeanshem.
Pikes 10. Une s´e kam aspak problem te ballafaqohem me te verteten, ketu apo diku tjeter. Krishterimi eshte me i vjeter se Islami, do apo s´do ti. Por meqe ti ende nuk e ke kuptuar, me kete doja te thoja se Adami dhe Eva jane me pare figura te permendura ne Bibel. Prandaj lexo dhe kupto, po deshe.
Pikes 11. Ti ende nuk e ke kuptuar ose s´do ta kuptosh se çdo (te gjithe artikujt, pa perjashtim) artikull ketu ne Vikipedia duhet te jete asnjanes (neutral) dhe pa paragjykime, ndjenja, bindje, botekuptime dhe pikepamje vetjake. NPOV shqip dhe anglisht [1].
Pikes 12. Sikur te thashe me siper, nuk eshte faji im qe ti megjithe kujtesat (keshillat) e mia ende nuk kupton se cfare lexon.
Rikumtim:
Ah, le ti kthehemi asnjanesise (neutralitetit) tende. Si mendon ti mbi art. Allahu? A jane keto thenie asnjanese?
"Emri All-llah është emri Arab i Perëndise, Zot. Emri Allah është një nga 99 emrat e Zotit (Allah-ut)..."
"Është emri më i madh i Krijuesit që dëfton për Qenien Absolute..."
"Çdo emër tjetër i bukur i Allahut vjen si tregues per Të, kur janë së bashku. p.sh. “Huvallahu ledhi la ilahe il-la huve”- “Ai është Allahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij…” (El-Hashr,23) " etj.
N.q.s ti ende pohon se theniet e mesiperme jane asnjanese (neutrale), atehere une s´kam me se cfare te them.
Shiko edhe versionet e mepareshme te miat, pse i ke fshire dhe çensuruar ato si te pelqen ty, dhe jo sic eshte e verteta. E verteta dhemb, apo jo?
Une shkrova per artikullin Allahu, asnjanesine e tij dhe versionet e tij. Krahasoji ato dhe versionet e mia.
Une e dija se ti nuk kupton cfare lexon, per kete me vjen me te vertete keq, sepse ti ende gjen guximin te diskutosh me tej pa e shoshitur çështjen dhe ate qe lexon më parë, me maturi e pjekuri, pa ndjenja, paragjykime e parapelqesa vetjake.
Pikes 13.
"E falemenderoj Zotin qe me ka mundesuar te lexoj dhe kuptoj dhe po e kuptoj mire se ku eshte neutraliteti dhe dnershmeria."
Ta falenderosh Zotin eshte gje e mire dhe e drejte. Por ti duhet ti kerkosh Atij edhe maturi, mençuri, udheheqje, pjekuri, durim e virtyte qe ti ndoshta ende s´i ke. Une e bej kete nganjehere (megjithese duhej ta beja me shpesh). Per neutralitetin (asnjanesine) duhet ta lexosh dhe kuptosh vete [2], sepse ende s´e ke kuptuar. Sa per ndershmerine nuk e di.
Une nuk nënçmoj askend dhe asnjeri, sepse jam njeri me parime dhe ti nuk me njeh ende. Shiko shtysat e mia tek faqja ime vetjake.
Pikes 14.
"Kete ballafaqim me ty se paku, nuk e kam deshiruar kurre, por e kam vene re se heret a vone do te ndodhte."
sepse ti ne disa artikuj te mite ke nderhyre pa cilesi dhe panevoje, mendoj une. Une pra, as e kam "paraplanifikuar" apo "pritur" kete "ndeshje" me ty, por kam deshiruar dhe shpresuar qe te mos ndodhte.
Pikes PS. Une nuk urrej askend, gje qe ti ende s´do t´a kuptosh, sepse eshte mekat te urresh (gje qe ti mbase e di), para se gjithash per botekuptime, pikepamje apo paragjykime etj.. Prandaj leri edhe nje here dokrrat, sepse nuk me njeh mire qe te me paragjykosh. Mos gjyko qe te mos gjykohesh!
Sa per punen e frikes (gje qe ti po me habit dhe po me ben te qesh), ate se kam permendur apo nenkuptuar ndokund, as me ty as me ndonje bashkevikipedian. Ne s´po masim fuqite tona ketu. Prandaj mos u fut ne tema te reja te panevojshme.
Per nje gje te jap te drejte, se une i druhem vetem Zotit Perëndi.
Thenies tende:
- "Ky mendim me ben qe te ndjehem mire, pra kur e di se flas me nje besimtare (perndryshe nga pabesimtari do te isha ruajtur ndryshe).
po ti pergjigjem pa dorashka e çiltërsisht, troç e haptazi. Sipas Kuranit (nese ti je musliman) ne te krishteret dhe judenjte jemi "pabesimtare, te pafe, shtinjarake" (sepse nuk besojme ne Allahun dhe te derguarin e tij Muhamedin dhe shtihemi se besojme Zotin e vertete). Shiko Al-maedah, sura 5-14, 15, 18, 69, 73, 74, 83, etj. Al-taubah sura 9-29, 30, etj poaty. Besoj se kaq mjafton per te treguar ty se cfare e si na konsideroni ju ne. Prandaj leri dorashkat se s´ke pse ruhesh prej meje ti e askush tjeter, dhe pastaj pse je ruajtur prej meje?
Mos u hiq ai qe nuk je ne te vertete!
Une s´kam me se cfare te them per artikullin Adami dhe Eva. N.q.s. do te ballafaqohesh per gjera te tjera kam faqen time vetjake, aty mundesh te me drejtohesh po pate ndonje gje.
Të uroj shëndet dhe mirëkuptim! Leke Mjeku 25 Dhjetor 2006 16:10 (UTC)
Jezusi ju lutë Zotit
RedaktoGjoni 10:18
Askush nuk mund të ma heqë, por e lë nga vetja; unë kam pushtet ta lë e pushtet ta marr përsëri; ky është urdhri që kam marrë nga Ati im`