Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Jashar bej Shkupi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Jashar Bey Shkupi, Constantinople (1860).


Jashar bej Shkupi është një politikan shqiptar ka lindur në vitin 1860 në Shkup dhe ka vdekur në vitin 1919 në Stamboll. Ka qenë kryetari i Degës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Sanxhakun e Shkupit dhe prefekt i Shkupit nga muaji dhjetor në vitin 1880 gjer në muajin prill të vitit 1881. Kontribut të madhë dha në finansimin e arsimit shqip në Shkup. Me mjete të veta matriale bëri renovimin e objekteve e monumenteve kulturoro historike të Shkupit.

Egziston nje foto ne kostum kombetarhttps://www.facebook.com/photo.php?fbid=140613969479758&set=a.141487342725754.1073741832.133939446813877&type=1&theater

JASHAR BEJ SHKUPI Redakto

Jashar Bej Shkupi (Yaşar Bej) lindi në vitin 1860 në qytetin e Shkupit, në kohën e Perandorinë Osmane. U rrit dhe u shkollua në Shkup por nuk kemi të dhëna të hollësishme. Jashar bej Shkupi ishte një politikan, patriot dhe ideolog i kohës, pjesëtar i Lidhjes së Prizrenit më 1878. Ai ishte një politikan dhe figurë publike e njohur. Një kohë ka qenë kryetar i Degës së Lidhjes së Prizrenit për Sanxhakun e Shkupit dhe prefekt i Shkupit nga muaji dhjetor në vitin 1880 deri në muajin prill të vitit 1881. Jashar beu dha kontribut të madh në finansimin e arsimit shqip dhe në çështjet politike-shoqërore në Shkup e Maqedoni. Me mjetet e veta materiale bëri renovimin e objekteve e monumenteve kulturoro-historike të Shkupit. Sipas të dhënave historike, mbishkrimit në Bezistan, në vitin 1892-1893, Jashar Beu, bashkë me Husein Beun dhe Osman Beun, bënë restaurimin e Bezistanit në Shkup. Jashar Beu ka vdekur në vitin 1919 në Stamboll në moshën 59 vjeçare. Në vitin 2008, shteti dëshiroi që në shtëpinë e Jashar Beut të vendosej një muze “i lirisë”. Pas kundërshtimeve dhe përkrahjeve ideja për një kohë shkoi huq. Nga të dhënat historike thuhet se Jashar Beu, i cili përmendet edhe si kryetari i parë i Shkupit, ndërtoi shtëpinë e tij rreth vitit 1885, në vendin e shtëpisë së mëparshme familjare, e cila ishte shkatërruar nga zjarri. Më vonë shtëpia i përkiste nipërve dhe mbesave të tij deri në vitin 2003, kur ajo u shit për një emigrant që jetonte në Zvicër. Në vitin 2007, për t’ju shmangur ndërhyrjeve dhe transformimeve të objektit, objekti u vendos nën mbrojtje, si një objekt me rëndësi historike dhe kulturore. Por me ndërrimin e qeverive, shtëpia u shndërrua në muze, kurse në të janë paraqitur eksponate nga periudha e Lidhjes së Prizrenit në 1878 deri në konfliktin maqedono-shqiptar të vitit 2001. Artifaktet përfshijnë armë të vjetra, fotografi, monedha, dokumente, uniforma të ULAK-së dhe flamuj. Në vitin 2019, Posta e Maqedonisë e lëshoi në qarkullin një pullë postare me pamjen e Jashar Bej Shkupit. Pos kësaj në kohët e sotme në Shkup, në lagjen Dyqanxhik, në Çair, gjendet një shkollë fillore me emrin e tij, e ndërtuar në vitin 1959, nuk ka ndonjë shenjë tjetër për përkujtimin e jetës dhe veprës së tij.

Return to "Jashar bej Shkupi" page.