Diskutim:Kurani/Arkivi 1

Latest comment: 1 vit më parë by InternetArchiveBot in topic Internet Archive Bot
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi artikullin Kurani/Arkivi 1. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.


Internet Archive Bot

Redakto

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Kurani. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:


Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 29 janar 2020 17:18 (CET)

Përkthimi i Kur'anit

Redakto
Në shqip nuk ka ende përkthime që u përgjigjen kritereve shkencore filologjike dhe historike. Një nga arsyet është vështirësia e tekstit origjinal arab, shumë fjalë të të cilit mund të përkthehen po me shumë variante, gjë që çon në përfundime shumë të ndryshme. Përpjekjet e deritanishme kanë prurë rezultate të pakënaqshme, edhe për shkak të nivelit relativisht të ulët gramatikalo-gjuhësor. Gjithashtu, nga ana e qarqeve teologjike islamike shqiptare në të kaluarën por edhe sot, nuk është ndjekur me vendosmëri të mjaftueshme realizimi i një përkthimi të nivelit serioz, si pasojë e prirjeve të qarqeve konservative me ndikime që të kohës osmane ose të atyre të vendeve të sotme islamike për të favorizuar më tepër përhapjen e versionit në arabisht, kështu thuhet në artikullin ekzistues.

Shihet qartë se përdoruesi nuk ka njohuri te mjaftueshme per kete teme. Ne Kosove ekzistojne disa përkthime por perkthimi i Sherif Ahmetit llogaritet si me i avancuari.

Kur’ani si libër i shenjt, për tërë myslimanët edhe te shqiptarët ka vend të veçantë nderi, si dhe posedon përkrahës të shumtë. Nga shqiptarët i pari që filloi ta përkthej Kur’anin ishte Sami Frashëri. Por, Sami Frashëri Kur’anin e kishte përkthyer në gjuhën turke, kështu që perandoria osmane nuk e botoi këtë përkthim të Kur’anit, në atë kohë. Më vonë, përkthimi i Kur’ani Kerimit në gjuhën shqipe filloi të botohet në fillim të shekullit njëzet nga ana e rilindësit të madh kombëtar Naim Frashërit. Më pastaj, përpjekja në rradh e përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe u bë nga një bashkatdhetar i besimit krishterë, i quajtur Ilo Mitkë Qafzezi. Qafzezi ishte nga qyteti i Korçës që jetoi në vitet 1862-1964, ishte studiues i njohur i historisë sonë mesjetare dhe më gjerë.

Në krye të përkthimit të Kur’anit u gjendën dy hoxhallarët më të mëdhenj të historisë shqiptare, Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ibrahim Dalliu.

Pas luftës se dytë botërore përkthimi i parë i plotë i Kur’anit të Madhëruar u bë në Prishtinë, nga orientalisti i mirënjohur shqiptarë, dr. Feti Mehdiu. Më vonë Dr. Feti Mehdiu e botoi për herë të dytë përkthimin e tij me disa përmirësime, në këte rast këtë përkthim e quajti: “Kur’an-i dhe Hija e tij Shqip”

Pas tri viteve të këtij përkthimi në skenë u paraqit një përkthim më komentim i Kur’ani kerimit, i bërë nga dijetari i madh Shqiptarë, Sherif Ahmeti, në vitin 1988. Ky përkthim i Molla Sherif Ahmetit u botua disa herë nëpër vende të ndryshme të botës si: në Prishtinë, Kajro, Islamabad të Pakistanit, Libi, në Romë të Italisë dhe për herë të fundit në Arabin Saudite.

Përkthimi i fundit i Kur’ani Krimit në gjuhën shqipe u bë nga Haxhi Selim Stafa, në vitin 1996 1998, dhe u botua në Tiranë nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Kto janë bazë e mirë mirpo fatkeqsisht nuk figurojnë në de.wikipedia prej nga ashtë marrë shkrimi.--Planeti 23 Gusht 2010 11:10 (CEST)

Historia ripërsëritet

Redakto

Si në të kaluarën, ashtu edhe sot sulmet ndaj fesë Is­la­me nuk kanë të pushuar. Në përgjithësi, për Islamin është folur shumë herë vetëm në kontekstin negativ, duke shpi­f­ur e trilluar gjëra nga më të këqijat për të.

Asnjë fe në botë s’është interpetuar në mënyrë kaq tendecioze; asnjë feje në botë nuk i janë adresuar aq shumë fyerje e urrejtje sa fesë Islame. Në këtë mënyrë shpifësit dhe trilluesit, mundohen që t’ia mohojnë Islamit dhe Kur’anit të Madhërishëm burimin Hyjnor, Muhamedit s.a.v.s. pejgamberinë, kurse muslimanët t’i paraqesin si idhujtarë dhe heretikë.

Në lidhje më këtë shkencëtari dhe profesori i Universitetit të Parisit dhe anëtar i Akademisë së Shke­nca­ve të Francës, Dr. Maurice Bucaille, thotë:

“Sikur shumica e njerëzve në Perëndim, edhe unë kam mundur t’i ruaj të njëjtat ide të gabuara dhe aq shumë të përhapura për Islamin deri në ditët tona. Kështu, pra, e pranoj se isha një injorant i madh para se të krijoja për islamin pikëpamje çfarë i kam sot, të drejta dhe objektive. Nëse kam pasur pak ndikim apo kam hezituar lidhur me Kur’anin, atëherë ka qenë ajo çka më kishin mësuar në rininë time; Kurrë nuk më flisnin për muslimanët, por vetëm për muhame­danët, duke e theksuar posaçërisht atë se është fjala për religjionin të cilin e ka themeluar një njeri, dhe i cili nuk ka kurrfarë vlere karshi Zotit.... Unë përsëris konstatimin tim se në Kur’an nuk është futur dora e njeriut, por ai tekst është shpallje Hyjnore, dhe për këtë s’ka dyshim”.


Paul Findley, anëtar i Ko­ngresit amerikan që 22 vjet, thotë:

“Imazhet e rreme për Islamin që nga vegjëlia vazhduan të ruhen kaq gjatë në mendjen time, saqë sot nuk më bën përshtypje kur njihem me amerikanë të tjerë që kanë botëkuptime të ngjashme. ثshtë për t’u habitur kur mendon për numrin tejet të madh të stereotipeve dezinformuese që kanë vazhduar për isla­min, të pacënuara vit pas viti, gjatë orëve të mesimit të së dielës në të gjithë Amerikën. Miliona të rinj mund t’i kenë pranuar informacionet e rreme si të vërteta dhe gjatë vi­teve ua kanë kaluar të papërmirësuara miliona njerëzve të tjerë”.

Dokumenti i Vatikanit, i vitit 1970 “Orientimi për dia­log në mes të të krishterëve dhe muslimanëve”, i lëshuar pas Koncilit të Dytë të Vatikanit, dëshmoi ndryshimin the­lbësor të opinionit për muslimanët. Ky dokument, në for­më të rezolutës, e mori përgjegjësinë e pranimit të padre­jtësisë që i është bërë islamit në të kaluarën, duke dhënë një mesazh të qartë;

“Të lirohemi nga paragjykimet ndaj islamit”.

Ky libër, (Kur'ani) meriton të botohet për shumë arsye. Është përkthyer dhe përshtatur në gjuhën shqipe me shumë kujdes, duke i qëndruar besnik nocioneve shkencore. Është kërkuar një punë e veçantë që me përpikmëri të zbatohen termat shkencore nga shumë fusha të shkencave nartyrore. Në këtë drejtim përkthyesi ja ka arritur plotësisht qëllimit. Stili i gjuhës së përkthimit është i lehtë dhe shumë i afërt për lexuesin dhe për këtë arsye libri fiton një vlerë të veçantë. Kështu një material shumë i ndërlikuar që trajtohet në këtë libër bëhet mjaft i qartë dhe i kuptueshëm për lexuesin.


Prandaj lus Administratorët që të kenë kujdesë në shkrimet e tilla ku Feja Islame paraqititet së paku një shkallë më poshtë se që është në të vërtet.--Luani 1 23 Gusht 2010 23:33 (CEST)


Më vjen keq që edhe ky shkrim, në këtë Enciklopedi, është edhe një më shumë në përhapjen e të pavërtetës mbi Islamin dhe Kur´an-in. Autori është më shumë një dezinformues se sa një shkencëtar. Ai është i prirur nga paragjykimet dhe nga tendenca që i tërë Kur´an-i të prezantohet si i manipuluar. Ky njeri nuk meriton as të kundërshtohet detajisht, sepse e tëra që e ka hedhur në këtë faqe është propagandë e fëlliqur. Autori madje nuk e dallon fjalën "profet" nga fjala "resul" (i dërguar), gjersa i jep vetvetes të drejtë të shkarravisë këtu mbi Kur´an-in. Turp! Fati(Vjenë) 06 Nëntor 2011 14:38

Internet Archive Bot

Redakto

Përshëndetje, redaktorë!

Sapo ndryshova 1 lidhje të jashtme te artikulli Kurani. Ju lutem, shpenzoni pak kohë për të shqyrtuar redaktimin tim. Nëse keni ndonjë pyetje ose dëshironi që t'i injoroj lidhjet apo faqet krejtësisht në të ardhmen, ju lutem, vizitoni këtë faqe për informacione të mëtejshme. Ndër të tjera, aty mund të gjeni dhe informacion se si mund të rregulloni problemet që mund të kem shkaktuar. Kam bërë këto ndryshime:


Gjithë të mirat!—InternetArchiveBot (Raportoni probleme) 16 qershor 2023 09:01 (CEST)

Return to "Kurani/Arkivi 1" page.