1.Fragment nga kritika në organizatën bazë të partisë:»[...]Kjo poezi armiqësore dhe kundër-revolucionare është shkruar si me porosi nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, sepse në të fare qartë predikohet teza e tyre, që regjimi ynë, pushteti ynë, mbahet me gjak, mbahet me forcën e bajonetave.[...] [...]Kundër kujt drejtohen këto vargje? Është e qartë se kundër diktaturës së proletariatit dhe jo kundër komplotistëve.[...] Sikur Ismaili sadopak të ishte thelluar në mësimet e Partisë, të sh. Enver, në materialet e Plenumeve IV, V, VI dhe VII nuk do të kishte arritur aty që t'i vinte pushtetit tonë tumorin, kancerin, në themeitë e tij[...] Tjetër gjë na mëson Partia dhe marksizëm-leninizmi, tjetër gjë predikon Ismaili sepse ai nuk mendon si Partia.[...] Ky afirmim dhe përgjithësim armiqësor dhe reaksionar i vjershës së Ismailit e ka burimin tek ajo që ai degjenerimin e pushtetit tonë dhe socializmit e sheh si të pashmangshëm, e sheh diçka fatale. Këtu ky rast i përgjithësimit të gabuar armiqësor të pashmangësisë së degjenerimit dhe shkatërrimit të diktaturës së proletariatit nuk është i ri në krijimtarinë e Ismailit. Ai edhe në romanin Dimri i vetmisë së madhe hedh tezat armiqësore "revolucioni i ha bijtë e vet".[...] Ismaili nuk e sheh këtë luftë të pashembullt të Partisë dhe të klasës, të masave me në krye Partinë, se po ta shihte nuk do të shkruante këtë poezi.[...]Në vjershën "Në mesditë Byroja Politike u mblodh" atakohet në ballë të gjerë e gjith politika dhe pushteti ynë[...]»
2. Kritika në organizatën e partisë në Lidhjen e Shkrimtarëve»[...]Nga vjersha e I.Kadaresë del një mendim shumë i gabuar se shoqëria jone qenka false dhe hipokrite: në lëvozhgën e saj bëhen festivale, këndohen këngë, shkruhen pllakate "Rroftë shoku Enver Hoxha!" ndërsa brenda ziejnë shthurjet, intrigat, komplotet.[...] Prandaj ajo është një letër shpifëse e cila po të botohohej do t'i sillte dëm të madh Partisë dhe gjithë propagandës tonë[...]
Cilat janë shkaqet e rënies gjer te kjo vjershë? Kadare nuk e njeh marksizmin dhe nuk bën përpjekje për ta njohur. I.Kadare nuk ka nxjerrë mësime nga Plenumi 4-t i KQ të Partisë. Atij pësimet nuk iu bënë mësime. Gabimet në tregimin "Përbindëshi", në tregimin "Provokacioni" si dhe liberalizmat në "Dimri i vetmisë së Madhe" nuk i quajti si gabime. Me mendjemadhësi ai nuk ka pranuar se ka bërë gabime.[...]
|