"Djelmnia e Shalës" u krijua në ShalëDukagjinitShkodërs, në Shqipëri, për një çerek shekulli me në krye me Mehmet Shpendin (1890-1915).

“Djelmnia e Shalës” krijimi

Redakto

“Bashkimi i Djelmnis së Shalës”, që do të thotë Beslidhja e Vegjëlis (Rinis) së Armatosun, u themelua rreth vitit 1890. Ideatori, themeluesi dhe udhëheqësi kryesor ishte Strategu i luftës Popullore Mehmet Shpendi kryetar, anëtar; Çun Nika, Marash Delia, Ded Lulashi, Bejto Ndoci, Vat Gjeloshi, Binak Vata, Binak Kola, Macel Delia, etj, (në listën e vitit 1908-të kishte 92 anëtar). Ai e themelon këtë formacion luftëtarësh Kombëtarë me ëmrin "Djelmënia e Shalës", të cilin e udhëhoqi në luftëra dhe kuvende burrash, aty ku  merreshin vëndime të mëdha dhe me rëndësi jetike për mbrojtjen e trojeve Shqiptare, duke i udhëhequr ata me sukses për 25-vjet me rradhë, derisa u vra në pabesi nga Malazezët në vitin 1915-të.

Ishte organizata e parë opozitare Demokratike në Dukagjin, e në Malësi të Veriut, e veçantë në llojin e vet në trojet Shqipëtare. Djelmnia e Shalës u organizue së pari në Shalë dhe u përhap shumë shpejt në bajrakët e tjerë të Dukagjinit, si Shosh, Pult, Kiri, Shllak, Temal dhe Nikaj e Mertur, k’jo nuk u zgjerua në asnjë krahin tjetër të Malësis. Djelmnia e Shalës me në krye Mehmet Shpendin, përfaqësuan Dukagjinin, në përpjekjet e tyne për pavarësi të Shqipëris përkrah Dedë Gjo Lulit dhe Bajram Currit.

"Djelmnia e Shalës" ishte forca më e madhe Kombëtare Shqiptare në Malësi, vëndimet e Djelmnisë pranoheshin kudo. Vetëm ato ishin të plotëfuqishme për të gjithë; për popull, për krenë, bajraktar dhe flamurtar, si në kohë lufte ashtu edhe në raste paqesh të përkohshme të cilat ishin të pakta dhe të shkurtëra në ato anë. Djelmnia u ba organi ekzekutues i të gjitha vëndimeve të marruna prej krenve të bajrakut. Djelmnia me punën dhe luftën e saj, i pat ngritun peshë zëmrat e tanë vegjëlis Dukagjinase, ndonse ajo veproj në kushtet e sundimit të plotë të kanunit të maleve dhe të pushtuesit të egër Osman Turk. Shëmbulli i Djelmnis dhe sundet e vnueme prej saj, tregojnë qartë se jeta në Malësi nuk ishte krejt e mbyllun dhe vecantë.

Pak histori dhe veprimtaria

Redakto

Qyshë në vitin 1872, kundërshtimi popullor kaloj në një opozitë të përherëshme, gjëndja kishte arritun në një far caku, ku shoqëria Malësore e mbushun me kontradita nuk mund të qeverisej ma si përpara. Veprimtaria luftarake e “Djelmnis së Shalës” me në krye Mehmet Shpendin, merr hov sidomos nga viti 1878, pas formimit të Lidhjes së Prizrenit, kur i prirë nga Flamuri i saj Kombëtar, vihet prapë në krye të përpjekjeve për liri, duke marrë pjesë në shumë beteja të ashpra për mbrojtjen e trojeve Shqiptare të asaj kohe, përveç ekspeditave Turke rrezikoheshin pareshtur edhe nga pushtuesit Malazezë të Knjaz Nikollës.

Prijësi i “Djelmnis së Shalës” Mehmet Shpendi, bashkë me Dedë Gjon Lulin dhe lutëtarët e tij, shkëlqyen me trimëritë e treguara qysh në betejën e Rrzhanicës kundër forcave Malazeze të komanduara nga Mark Milani, duke e thyer atë me turp, në sulmin pushtues që kishte nisur në krye të ushtrisë Malazeze, kundër trojeve tona Kombëtare në atë pjesë të Atdheut. "Djelmnia e Shalës”, do t’u dilte në mbrojtje fshatrave të Rrjollit dhe Lohës, nga tendencat e pareshtura Turke për ndëshkimin e tyre, por edhe në vitin 1897 doli hapur kundër futjes pa luftë të ushtrisë Turke në Shalë dhe trevën e Dukagjinit.

Shënim; Për veprimtrin e shquar të “Djelmnis së Shalës”, (më të detajuera janë, tek faqja e Heroit të Popullit Mehmet Shpendi).

Shih edhe këtë

Redakto

Mehmet Shpendi, Marash Delia, Vat Gjeloshi, Dedë Gjo Luli, Ndok Gjeloshi, Beteja e Qafës së Agrit.

Lidhje të jashtme

Redakto