Mark Milani
Mark Milanov Popoviq (malazisht: Марко Миљанов Поповић Marko Miljanov Popović, 25 prill 1833 - 2 shkurt 1901) ka qenë prijës fisnor i Bërdas dhe gjeneral e shkrimtar malazez.
Jetëshkrimi
RedaktoU lind në Medun më 25 prill 1833, ditën e Shën Markut, andaj dhe i vunë emrin Mark. I ati qe Miljan Jankov Popoviq, ndërsa e ëma Borika, nga Oraovo.[1]
ishte vojvoda malazeze që i ka njohur shumë mirë shqiptarët ka thënë për Shalën se “Shala nuk i dorëzon armët pa lënë kokat, dhe as kokat s’i dorëzon pa armë“ Marku dhe te gjithe familja e Drekalloviqeve nga Mali i Zi ishin te Fisit Kuq, dhe se ishin me origjine shqiptare, por imponimet e rrymave te ndryshme e kan nderruar fene nga ajo katolike ne ate ortodokse dhe si rrjedhoje edhe gjuhen por jo zakonet, edhe sot e tutje ka shqiptar me mbiemrin Kuqi qe nuk jan asimiluar dhe se kan ikur nga Mali i Zi per ne Kosove per ti shpetuar masakrave, kete e ka konfirmuar edhe njohesi i mire i kesaj ceshtje Anton Nike Berisha ne Librin e Folklorit te Shqiptareve.
Vepra
Redakto- "Jeta dhe zakonet e Shqiptarëve" (serb. Живот и обичаји Арбанаса) është një libër që i kushtohet fiseve fqinje shqiptare që përshkruan përditshmërinë dhe zakonet e tyre. Pavarësisht se i luftoi gjatë gjithë jetës shqiptarët, i çmonte dhe i nderonte. U botua më 1907 dhe në gjuhën shqipe u përkthye nga Lazër Radi, botuar më 1995.[2]
Referime
RedaktoKy artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |