12°56′34.42″N 77°34′5.55″E / 12.9428944°N 77.5682083°E / 12.9428944; 77.5682083

Kulla e hyrjes se tempullit
Brendesia e tempullit me statujen e Nandit

Dodda Basavana Gudi (ose Tempulli i Nandit) është i vendosur në Rrugën e Tempullit të Demit, në Basavanagudi, zona e Bangalores së Jugut, pjesë e qytetit më të madh të shtetit indian të Karnatakas. Tempulli hindu është brenda një parku të quajtur Kopështi i Shkëmbit Bugle. Demi, i quajtur Nandi, konsiderohet një hyjni ndihmëse në HInduizëm,; Nandi është një ndihmës i afërt i hyjnisë madhore Shiva. Dodda Basavana Gudi thuhet se është tempulli më i madh në botë kushtuar Nandit. Statuja kultore e Nandit lyhet vazhdimish me shtresa të reja gjalpi, të quajtura benne në gjuhën vendore kannada. Në afërsi të tij gjendet edhe një statujë kultore e hyjnisë me kokë elefanti Ganesha, djali i Shivës. Çdo vit në të Hënën dhe të Martën e fundit të muajit hindu të Karthika Maasa-s një në afërsi të tempullit mbahet një panair kikirikësh hyjnisë i ofrohen kikirikë. Ky panair në gjuhën vendore është i njohur si 'Kadalekaayi Parishe'. Shitësit e kikirikëve dhe adhuruesit gjatë Kadalekaayi Parishes e mbushin gjithë vendin. Basavana Gudi është një vend i vizituar rregullsiht nga turistët dhe është i mbuluar nga shumica e operatorëve turistikë duke përfshirë Karnataka State Tourism Development Corporation.

Tempulli i Nandit

Redakto
 
Tempulli i Demit, Bangalore - Wiele's Studio
 
Një nga statujat më të mëdha në botë të Nandit

Tempulli i Nandit është i kushtuar vetëm për adhurimin e e demit të shenjtë (Basava në gjuhën kannada) në Hinduizëm, i njohur si Nandi, vahana ose gjogu i hyjnisë Shiva. Fjala "nandi" në sanskritisht do të thotë "gazmor". Tempulli u ndërtua në vitin 1537 nga Kempe Gowda nën Perandorinë Vijayanagara në Stilin Arkitekturor Vijayanagara, ai themeloi gjithashtu edhe qytetin e Bangalores.[1][2] Tempulli është emërtuar sipas shëmbit të madh monolitik të granitit të Nandit të vendosur mbi një plintë në shenjtëroren e tempullit (garbhagriha) që është bërë e zezë nga vitet që është lyer me qymyr dhe vaj.[3] Tempulli është i vogël, duke u përbërë vetëm pren faltores me një verandë ballore në stilin Vijayanagara. Kulla e tanishme (vimana) mbi shenjtërore u ndërtua në fillim të shekullit të XX dhe është e zbukuaruar me motive pamore shaivite.[4] Thuhet se bujt një nga murtit më të mëdhenj në botë të Nandit. Lartësia e murtit është afërsisht 4.6 m ndërsa gjatësia e tij është afërsisht 6.1 m.[5]

 
Pamje e Kopështit të Shkëmbit të Borisë

Kopështi i Shkëmbit të Borisë

Redakto

Kopështi i Shkëmbit të borisë është mbrapa Tempullit Dodda Ganesha dhe pranë Tempullit të Demit. Kopështi e mer emrin e tij nga një rënie borije të bërë në majë të një formacioni shkëmbor shumë të madhe për të njoftuar banorët e afërt. Është i mbuluar në mënyrë të dendur me pemë dhe mbi pemë zakonisht mund të shihen dhe dëgjohen një numër lakuriqësh. Aty ndodhet një depozitë uji me motive nga njerëzit e famshëm nga Karnataka.

Shiko edhe

Redakto

Imazhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Bangalore Tourist Attractions". Arkivuar nga origjinali më 29 gusht 2017. Marrë më 14 gusht 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Nandi Temple" (në anglisht). Marrë më 18 mars 2007.
  3. ^ "Nandi" (në anglisht). Marrë më 18 mars 2007.
  4. ^ "Tower". Marrë më 18 mars 2007. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Basavanagudi Nandi Temple" (në anglisht). Marrë më 18 mars 2007.

Bibliografia

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto