Donat Qosja
Donat Qosja (lindur më 8 gusht 1974 në Prishtinë) është një aktor shqiptar nga Kosova. Ai ka luajtur në seriale, filma dhe produksione teatrale. Qosja diplomoi në Universitetin e Prishtinës tek dega e Aktrimit.[1] Qosja shquhet për rolin e tij në serialin televiziv Kafeneja Jonë si Naim "Shaci" Konjufca. Ai është i biri i aktorit dhe regjisorit Isa Qosja.
Në 2016, pas publikimit të filmit Tri Dritare dhe një Varje, ku luajti rol kryesor, Qosja u bë anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit.[2] Po atë vit, ai luajti rol kryesor në filmin Home Sweet Home, që Kosova e përzgjodhi si nominim potencial në Çmimet e 89-ta Oscar. I njëjti film nuk u nominua.[3][4]
Jeta personale
RedaktoDonat Qosja është i martuar me gruan e tij Rudinën, me të cilën krijoi një familje prej dy vajzash dhe një djali. Jashtë aktrimit, ai drejton dyqanin Morena Bar.[1][5]
Filmografia
RedaktoTeatër
RedaktoFilm
Redakto- Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna (1997), Uka
- Kukumi (2005), Hasani
- Përtej rrugës (2009)
- Tri Dritare dhe një Varje (2014), Sokoli
- Home Sweet Home (2016), Agroni[9]
- Një Tregim Prishtine (2018), Beni[10][11]
- Lejlek (2024)[12][13]
Televizion
Redakto- Zyrja për Gjithçka (2014–2016), Miri
- Kafeneja Jonë (2004–2017), Naim Shaci
- Bashkallajk (2023), Antoni[14]
Çmimet
Redakto- Aktori më i Mirë (2019), Dea Open Air
Lidhje të jashtme
Redakto- Donat Qosja tek IMDb
Referime
Redakto- ^ a b Kajtazi, Gazmend (2 gusht 2013). "Donat Qosja: Skenën, shpesh e barti (edhe) në shtëpi!". Telegrafi.com. Marrë më 23 prill 2025.
- ^ "Donat Qosja bëhet anëtar i Akademisë Evropiane të Filmit (Foto)". Telegrafi. 2016-03-10. Marrë më 2025-04-23.
- ^ Holdsworth, Nick (15 shtator 2016). "Oscars: Kosovo Selects 'Home Sweet Home' for Foreign-Language Category". The Hollywood Reporter (në anglishte amerikane). Marrë më 23 prill 2025.
- ^ "Kosova dërgon "Home Sweet Home" në garën e 'Oscars'". Telegrafi. 2016-09-15. Marrë më 2025-04-23.
- ^ "Disa prej bizneseve që kanë Vip-at e Kosovës (Foto)". Telegrafi.com. 20 tetor 2015. Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2015. Marrë më 23 prill 2025.
- ^ ""Uuuh!" shfaqja e fundit për këtë sezon në Teatrin Kombëtar". Telegrafi.com. 26 qershor 2008. Marrë më 23 prill 2025.
- ^ "TKK ftohet në Teatrin e Shqipërisë në Tiranë". Telegrafi.com. 2011-02-04. Marrë më 2025-04-23.
- ^ Vatovci, Isa (9 shkurt 2019). "Shfaqja 'Bretkosa', rrëfimi për të dhimbshmen e Kosovës së pas luftës". Kallxo. Marrë më 23 prill 2024.
- ^ ""Home Sweet Home" për realitetin e pasluftës së 1999-s, vjen në KTV". KOHA.net. 17 prill 2020. Marrë më 23 prill 2025.
- ^ Vatovci, Isa (4 maj 2019). "'Një tregim Prishtine' prezantohet në tri festivale gjatë këtij muaji". Kallxo. Marrë më 2025-04-23.
- ^ "NJË TREGIM PRISHTINE - Film i Gjatë Artistik". Qendra Kinematografike e Kosovës. 27 mars 2015. Marrë më 23 prill 2025.
- ^ "Premijera „Rode" sjutra u Prištini". Vijesti.me (në serbisht). 9 shtator 2024. Marrë më 23 prill 2025.
- ^ G.O (24 gusht 2024). "Premiera botërore e filmit 'Lejlek' nga Isa Qosja hap edicionin e 16-të të PriFest". ATV. Marrë më 2025-04-23.
- ^ "Aktorët e serialit "Bashkallajk" tregojnë se çfarë role nuk do të pranonin të luanin". tëvë1. 3 gusht 2023. Marrë më 23 prill 2025.