Hape menynë kryesore

Donika Nuhiu është këngëtare shqipëtare nga Lugina e Preshevës. Donika është njëra ndër të parat këngëtare nga Presheva e cila bëri bujë në rajon, duke qenë emri më i njohur te të gjithë fëmijët shqiptarë.

Donika Nuhiu
Donika Nuhiu - charity concert in Macedonia.jpg
Donika në një koncert humanitarë në Kumanovë, shkurt 2014.
Informacione
PrejardhjaPreshevë
ZhanriPop
Profesion(e)Këngëtare, soliste
Vite aktiv2009-
Webfaqja
Faqja Facebook

Këngët e saj si "Ti je dritë" e "Ejani këndojmë" kanë qenë këngët më të sukseshme të saj, të cilët kryesonin shumë top-lista. Suksesin e saj më të madhë e arriti në Maqedoni, duke qenë pjesë e emisioneve të ndryshme të organizuara për fëmijë në Shkup e qytete tjera.[1]

Donika është e influencuar nga këngëtaret si Rihanna, Beyoncé, Jessie J e Adele dhe shprehë se stili i saj muzikor është i përzier duke qenë i ndikuar nga këto këngëtare.[2]

Edhe pse tani e rritur, këngët e saja ende dëgjohen nga të gjithë fëmijët anë e mbanë trojeve shqiptare. Duke lënë kështu pas këndimin për fëmijë, Donika tani vijon mësimet për blues dhe soul, ku premton të sjellë diçka të re në tregun shqiptarë.

BurimiRedakto