Dora Ratjen
Heinrich Ratjen (20 nëntor 1918- 22 prill 2008)[1] lindur me emrin Dora Ratjen, ishte një atlet gjerman që garoi në Gjermani në kategorinë e kërcimit të lartë në Lojërat Olimpike Verore në 1936 në Berlin, duke zënë pozicionin e katërt por u zbulua më vonë se ishte djalë. Në disa raportime në media ai u referua si Hermann Ratjen dhe Horst Ratjen.
Kontroversiteti mbi gjininë
RedaktoNë 21 shtator 1938 Ratjen mori një tren ekspres nga Vjena në Cologne. Një prej stafit të trenit raportoi në stacionin policor në Magdeburg se brenda në tren ndodhej një burrë i veshur si grua. Ratjen u detyrua të zbresi nga treni dhe u pyet nga policia. Ai iu tregoi dokumentat personale ku thuhej se ishte grua, por pas disa momentesh hezitimi e pranoi se ishte djalë dhe rrëfeu historinë e tij. Një mjek u thirr dhe pas një ekzaminimi u raportua se Ratjen është djalë në të vërtet. Gjithsesi mjeku u shpreh se interseksualiteti gjenital i Ratjen nuk e lejon këtë të fundit në realizimin e marrëdhënieve seksuale.
Atleti u arrestua dhe u dërgua në sanatoriumin për sportistët Hohenlychen për teste të mëtejshme, me të njëjtat rezultate. Procedimi penal vijoi deri në 10 mars 1939 kur prokurori u shpreh: “Nuk besoj të kemi të bëjmë me mashtrim”. Dora u zotua të thotë se nuk do të merrej më me sport pas ngjarjeve të fundit. Babai i atletit, Heinrich Ratjen fillimisht insistoi që Dora duhet të vijonte të trajtohej si vajzë, por në 29 mars 1939 iu shkruajti policëve në Bremen: “Duke ndjekur ndryshimet në regjistrin civil sa i përket seksit të fëmijës, unë do të propozoja që emri i fëmijës të ndryshojë në Heinrich”. Medalja e artë që Ratjen kishte fituar u kthye mbrapsht dhe emri i tij u ndryshua përfundimisht.[2]
References
Redakto- ^ Heinrich "Dora" Ratjen
- ^ "Caster Semenya expected to be affected by IAAF rule changes". BBC Sport (në anglisht). Marrë më 26 prill 2018.