Dr. House (House M.D.) është një seri televizive amerikane e krijuar nga David Shore, Paul Atanasio dhe të tjerë në vitin 2004 dhe transmetuar nga Fox.

Seria rrotullohet rreth rolit dhe jetës së Gregory House, një mjek me sjellje dhe njohuri pak konvencionale që punon në Princeton-Plainsboro Teaching Hospital në New Jersey. Dr. House është një mjek sarkastik, që nuk parapëlqen të raportohet drejtpërdrejtë me pacientët e vet, por që fokusohet vetëm në zgjidhjen e problemeve diagnostike dhe shërimin e sëmundjeve të tyre, çka e bën edhe një nga mjekët diagnostikë më të mirë të vendit.

Seria frymëzohet nga romanet e verdhë të personazhit Sherlock Holmes të autorit Arthur Conan Doyle. Çdo episod, me përjashtime të pakta, zhvillohet rreth një problemi diagnostik të cilin protagonisti duhet ta zhgjidhi duke u bazuar mbi aftësitë e veta mjekësore dhe deduktive.

Dr. House M.D. është pritur shumë mirë nga kritika dhe ka pasur një nivel të lartë ndjekje televizive. Nga sezoni i dytë deri në të katërtin seria ka qenë një ndër dhjetë programet televizive më të shikuara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ; në sezonin e transmetuar gjatë 2008-2009 seria zbriti në vendin e nëntëmbëdhjetë. Në vitin 2008 Dr. House M.D. qe' programi televiziv më i ndjekur në botë ; i shpërndarë në 66 vende të ndryshme. Seria ka marrë çmime të ndryshme. Në shkurt 2012 rrjeti Fox lajmëroi mbylljen e serisë me sezonin e tetë, që përfundoi më 21 maj 2012.

Nga pikëpamja kulturore, seria, dhe më në veçanti figura e protagonistit, ka dhënë spunto të rëndësishme për refleksione filozofike, etike, fetare dhe mjekësore. Në disa aspekte figura e Dr. House-it është etiketuar si "Objektiviste".

Referime dhe shënime

Redakto