Drako Lusius Mallfoi është një personazh në serinë e librave Harry Potter nga J. K. Rowling. Ai është një student në një vit me Harri Poterin dhe i përket shtëpisë Gjarpërblerti. Ai shoqërohet shpesh nga dy miq të tij, Vinsent Tersi dhe Gregori Gojli. Drako karakterizohet si një ngacmues frikacak që manipulon dhe dëmton njerëzit për të marrë atë që dëshiron; megjithatë, ai është një përdorues dinak i magjisë. Ai u luajt nga Tom Feltonserinë e filmave Harry Potter.

Drako Mallfoi
Personazh nga Harry Potter
Drako Mallfoi i paraqitur në prapavijë
Paraqitja e parëHarry Potter dhe Guri Filozofal (1997)
Paraqitja e funditHarry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes (2007)
Krijuar ngaJ. K. Rowling
Luajtur ngaTom Felton
ShtëpiaGjarpërblerti
Informacione
Familja
Bashkshortja(et)Astoria Greengrass
FëmijëtSkorpius Mallfoi (biri)
Lidhjet
Lindur5 qershor 1980

Zhvillimi i karakterit Redakto

Shumë nga të afërmit e Drakos në anën e familjes së nënës së tij (Bllekët) janë emëruar sipas yjeve ose yjësive (psh. Sirius Bllek, Regulus Bllek, Andromeda Bllek Tonks, Bellatriks Bllek Lestrejnxh, Cygnus Bllek, Orion Bllek). Një yjësi tjetër është Drako (Dragoi). Drako Mallfoi përfundimisht e emëroi djalin e tij sipas një yjësie tjetër, Akrepit (Skorpius).[1]

Shfaqjet Redakto

  • Harry Potter dhe Guri Filozofal
  • Harry Potter dhe Dhoma e të Fshehtave
  • Harry Potter dhe i Burgosuri i Azkabanit
  • Harry Potter dhe Kupa e Zjarrit
  • Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit
  • Harry Potter dhe Princi Gjakpërzier
  • Harry Potter dhe Dhuratat e Vdekjes

Portretizimi Redakto

Portretizimi në filma Redakto

Tom Felton luajti Drako Mallfoin në të gjithë filmat Harry Potter. Para se të merrte pjesën e Mallfoit, Feltonit iu dha audicion për të luajtur Harrin dhe Ronin.[2]

Referime Redakto

  1. ^ "Harry Potter Character Names Derived From Astronomy" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 30 maj 2019. Marrë më 22 shtator 2018.
  2. ^ Marino, Jennifer (3 qershor 2004). "Meet Tom Felton, actor" (në anglisht). Time For Kids. Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2010. Marrë më 4 gusht 2007.

Lidhje të jashtme Redakto