Drejtori i Agjencisë të Kosovës për Inteligjencë

Drejtori i Agjencisë të Kosovës për Inteligjencë (D/AKI) apo Drejtori i AKI-së është funksionari më i lartë në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, i cili e drejton këtë institucion që nga krijimi i tij. Drejtor i tanishëm është Petrit Ajeti.[1]

Drejtor aktual i AKI-së, z.Petrit Ajeti.

Detyra

Redakto

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë emërohet nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës. Drejtori i AKI-së në pajtueshmëri me Ligjin nr.03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Rregulloren e Organizimit të Brendshëm dhe ligjet tjera në fuqi, është përgjegjës për të gjitha aspektet e menaxhimit të AKI-së. Drejtori i AKI-së shërben edhe si këshilltar i Presidentit dhe Kryeministrit për çështje të inteligjencës që kanë të bëjnë me sigurinë e Kosovës.[1]

Drejtorët

Redakto
Emri Prej Deri
Bashkim Smakaj 2009 Janar 2015
Agron Selimaj Janar 2015 27 Janar 2017
Driton Gashi 8 Shkurt 2017 10 Prill 2018
Shpend Maxhuni 20 Prill 2018 6 Nëntor 2019
Kreshnik Gashi 25 Nëntor 2019 22 Dhjetor 2020
Petrit Ajeti 15 Prill 2021 Në detyrë

Lidhje të jashtme

Redakto

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b "A K I". aki-rks.org. Marrë më 2024-08-29. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)