Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar është një agjenci e qeverisë shqiptare përgjegjëse për hartimin e politikave dhe procedurave për dhënien e informacionit të klasifikuar si "sekret shtetëror". Krijuar në bazë të ligjit nr. 8457, datë 11.2.1999 "Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror", por i ndryshuar më vonë, agjencia është institucion në varësi të Kryeministrisë. [1]

Directorate of Securing Classified Information
Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar
Logo zyrtare
Krijuar 14 shkurt 2001 (2001-02-14)
Juridiksioni Këshilli i Ministrave
Selia Bulevardi “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Tirana, Albania
Ministri përgjegjës
Drejtues
  • Altin Jani, Drejtor i Përgjithshëm
Website nsa.gov.al

Vështrim i përgjithshëm

Redakto

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) është krijuar me urdhër nr. 742, datë 14.2.2001 të Kryeministrit. Fillimisht e ngarkuar me hartimin e politikave, programeve dhe procedurave për dhënien e informacionit të klasifikuar si "sekret shtetëror", drejtoria në vitet e mëvonshme ka kontribuar në përafrimin e legjislacionit në përputhje me standardet e sigurisë së NATO-s për informacionin e klasifikuar duke krijuar një Sistem Regjistrimi për shkëmbimin e Informacione të klasifikuara të NATO-s. [2]

Në vitin 2016, DSIK, në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si autoritet mbikëqyrës u bë pjesë e një procesi të rëndësishëm gjyqësor, ku në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse të vetingut, shqyrtoi biografitë e gjyqtarëve dhe prokurorëve duke përdorur tre kritere: ligjshmëria e pasurisë së tyre; pozitën e tyre profesionale; lidhjet e tyre të mundshme me krimin e organizuar.

Drejtorët

Redakto
Numri Emri
Term in office
Koha në detyrë
1 Bajram Ibraj 2001 2004
2 Shyqyri Dekavelli 2004 2014
3 Arben Seferi 2014 2017
4 Dorian Tola 2017 2024
5 Altin Jani 2024 maj Në detyrë

Referime

Redakto
  1. ^ "Institucionet në varësi". kryeministria.al. Marrë më 29 gusht 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Historiku i DSIK". nsa.gov.al. Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)