Drino është një lumë në Shqipërinë jugore dhe në Greqinë veriperëndimore dhe degë e Vjosës. Burimi i tij është në pjesën ve

Lumenjtë e Shqiperisë së jugut
Drino në afërsi të Gjirokastrës

riperëndimore të njësisë rajonale të Janinës, pranë fshatit Delvinaki. Drino i gjatë 84,6 km (52,6 mi) rrjedh fillimisht në jugperëndim, më pas në veriperëndim dhe kalon kufirin shqiptar pranë Ktismatës. Ai vazhdon në veriperëndim përmes Gjirokastrës dhe derdhet në Vjosë afër Tepelenës. E tërë gjatësia e lumit Dirno është park kombëtar i mbrojtur.

Emri shqip i lumit është Drino dhe emri grek është Δρίνος, Drinos . Emri i lumit përmban rrënjën Drin-, e cila konsiderohet me origjinë ilire dhe ndeshet edhe në lumin e Shqipërisë veriore Drin (shiko dhe Drina midis Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë). [1]


Referime

Redakto
  1. ^ Demiraj, Shaban (2006). The origin of the Albanians: linguistically investigated. Academy of Sciences of Albania. fq. 146, 148−149. ISBN 9789994381715. Arkivuar nga origjinali më 20 nëntor 2020. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)