Dritat e skenës (1952 film)
film
Dritat e skenës është një film nga Çarli Çaplin që realizohet në vitin 1952. Filmi më i afërt biografik i Çaplin, flet për jetën e një kllouni teatral, i cili ka probleme me pijen dhe me dashurinë. Si gjithmonë dashuria është një nga komplekset më të njohura të Çaplin. Kur ai luante rolin e Vagabondi-t, shpesh herë, Vagabondi përfundonte vetëm, gati për aventura të reja, gjithnjë melankonik. Në Dritat e skenës, Çaplin shkon një hap më tepër dhe përballohet me temat më të ashpra të jetës, gjithashtu dhe vdekjen.