Dušanka Sifnios

balerinë dhe koreografe

Dušanka Sifnios (lindur në 15 tetor 1933- 14 tetor 2016) e njohur ndryshe si Duška Sifnios, ishte një balerinë dhe koreografe serbe, konsiderohet si një ndër balerinat më të spikatura dhe më të suksesshme ndërkombëtarisht serbe.[1][2] Kulmi i karrierës së saj ishte në vitin 1960, në bashkëpunimin me Maurice Béjart kur ky ishte një prej balerinëve më të famshme në botë.[3]

Jeta e hershme dhe edukimi

Redakto

Ajo lindi në 15 tetor 1933 në Skoplje në në federatën Jugosllave (sot e njohur si Shkupi në republikën e Maqedonisë). Ajo u bë anëtare e Teatrit Kombëtar në Beograd në 1951, kurse në 1953 ajo u diplomua në shkollën e baletit në klasën e Nina Kirsanova. [2][4][5]Më vonë, ajo u mësua nga shumë koreografë të mirë sikurse ishin Leonid Lvrovsky, Asaf Messerer dhe Victor Gsovsky.[6]

Karriera

Redakto

Teatri kombëtar

Redakto

Duke parë talentin e Sifnios, Kirsanova i dha prioritet në pjesët e baletit dhe së shpejti ajo u kthye në prima balerina. Performancat e saj të para ishin nën koreografinë e Dimitrije Parlić, si dhe përfshinin Eurydice në pjesën “Orfeus” nga Igor Stravinsky dhe Juliet në pjesën “Romeo dhe Zhulieta”. Role të tjera, nën koreografinë e Pino Mlakar, Milko Šparemblek, Ugo Dell’ara, Vera Kostic dhe Anica Prelic, përbëjnë një seri performancash të klasit të parë sikurse ishin “Swanhilde”, “The Devil in the village” nga Fran Lhotka, “La reine des iles” nga Maurice Thiriet dhe “Les Sylphides” nga Chopin.

Dy rolet e saj më të suksesshme në këtë periudhë janë Giselle nga Adolphe Adam, si dhe “The Girls in the Miraculous” nga Béla Viktor János Bartók. Kjo pjesë u kurua nën koreografinë e Parlic në 1957, teksa Giselle “u ringjall” në Beograd nga Lavrovsky dhe kjo përbën një pikë kthesë në karrierën e Sifnios. Ajo e performoi këtë rol 177 herë në Teatrin Kombëtar si dhe mori pjesë në një tur intensiv në Evropë: Venecia, Edinburg, Vjenë, Florencë, Zyrih, Berlin dhe Paris, me Giselle e cila u shndërrua në një sukses të madh në Teatrin Bolshevik në Moskë.[2][5][6]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Në 1958 ajo u zhvendos në Paris dhe u kthye në një pjesëtare të trupës së baletit të Milorad Mišković dhe më pas në trupën e baletit europian në Romë në 1959.[5][7]

Boléro dhe baleti i shekullit 20

Redakto

Në 1960 në Romë ajo u pikas nga Maurice Béjart dhe u bë pjesë e trupës së baletit si dhe muza e tij. Posaçërisht për të, Maurice kreu koreografinë “Ravel Bolero”, e cila konsiderohet sot si një ndër kryeveprat e baletit modern. Premiera e saj ishte në 10 janar 1961, ku balerina Sifnios vallëzon sipër tavolinës, ku rrethohet nga djem që qëndrojnë të ulur, të cilët më pas bashkohen në vallëzim, duke kulmuar me bashkimin e të gjithë balerinëve në tavolinë. Në këtë mënyrë Sifnios u bë e famshme në të gjithë botën. Pas saj, ky rol u interpretua prej Maya Plisetskaya, Sylvie Guillem, Grazia Galante dhe në versionin mashkullor nga Jorge Donn. Gjithashtu daljet e saj ishin dhe në televizion ku u shfaq baleti “La Boutique fantasque” nga Gioachino Antonio Rossini/ Ottorino Respighi, si dhe në shfaqjet “The Blue Danube” nga Johann Strauss 2 si dhe “The Tales of Hoffmann” nga Jacques Offenbach (për televizionin e Bavarisë) si dhe në filmin “Bolero”.[1][7]

Karriera e mëvonshme

Redakto

Sifnios punoi në mënyrë të pavarur si balerinë pas 1970 [7], por ajo vijoi të punonte herë pas here në trupin e baletit të teatrit. Ajo doli në pension në moshën 47 vjeçare.[8] Në fillim të viteve 2000 ajo bashkëpunoi në koreografinë e dhjetërave pjesë baleti në Beograd. Ajo publikoi një autobiografi "Beleške slavne balerine" në 2013 (Shënime nga një balerinë e njohur) edhe pse ajo rrëfeu në një intervistë se nuk e quan veten balerinë por si një grua të thjeshtë që di të vallëzojë.

Çmime

Redakto

Ajo mori çmimin për arritjen profesionale, titullin më të lartë të dhënë prej “Shoqatës së balerinëve në Serbi” në 1998. Opera"Madlenianum" e ka emëruar një prej sallave të saj me emrin e balerinës, në nder të saj. Kjo sallë shërben si vend pune për balerinët e rinj.[9]


Që në fillim të karrierës së saj ajo shfaqi talent të veçantë, duke shprehur një komandim të mirë të teknikave të baletit, ëmbëlsi dhe zhdërvjelltësi në mënyrën se si performonte edhe pjesët më të ndërlikuara të koreografisë. Vallëzimi i saj karakterizohej prej sigurisë në teknikë, bukuri në linja dhe sharmin hipnotizues. Më vonë ajo performoi kryesisht repertorin e baletit modernist, por gradualisht krijoi individualitetin artistik, që poseidonte impulsivitet që i jepte fuqi fizike krijimeve të saj. Në provën e parë për pjesën “Bolero”, balerinës iu kërkua të hiqte këpucët. Ajo vijoi të perfomojë pa pasur këpucët të mbathura, duke marrë në këtë mënyrë nofkën “balerina këmbëzbathur”.[3]

Referime

Redakto
  1. ^ a b Mala Enciklopedija Prosveta, 4th edition. Volume III, page 378. Prosveta. 1986. ISBN 86-07-00001-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c "Politika - Odlazak Duške Sifnios". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b "Narodno pozorište - Obituary". Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2016. Marrë më 26 mars 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Ko je ko u Srbiji 1991. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b c "Hrvatska enciklopedija - Dušanka Sifnios". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b "Dušanka Sifnios". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b c Muzička enciklopedija, 2nd edition, Vol. III. Jugoslavenski leksikografski zavod. 1977. ISBN 978-86-07-01889-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Beleške slavne balerine". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Sifnios Hall