Dujaka
Dujakë është një vendbanim në komunën e Gjakovës, Kosovë. Fshati gjendet në gjerësinë gjeografike: Latitude (ShMS): 42° 27' 22 V Longitude (ShMS): 20° 22' 11 L. (Shkallë, Minuta dhe Sekonda). Ndodhet 10 km nga Gjakova në drejtim te magjistrales Gjakovë-Pejë. Fshati i Dujakës ka rreth 150 shtëpi dhe rreth 2'500 banorë. Kodi kadastral i Dujakës është E5E3.
Dujakë | |
---|---|
Fshat |
Gjeografia
RedaktoGjendet mes magjistrales Gjakovë-Pejë, rreth 8 km nga qyteti i Gjakovës. Kufizohet me fshatrat Skivjan, Planqor, Hereq, Jasiq, Fieraj, Novosellë. Ka një pozitë gjeografike te rrafshët, ndërsa në anën perëdimore te saj ndodhet kodra e Mujkut.
Përmes fshatit kalon lumi Krena. Ky ishte një përrua i vogël, i cili më kalimin e kohës është thelluar dhe zgjeruar. Përmes ujit të këtij lumi janë ujitur fushat pjellore të fshatit. Mbi këtë lumë qëndron një urë e vogël betoni, e cila bashkon pjesën jugore me atë veriore.
Demografia
RedaktoI gjithë fshati Dujakë ka kombësi shqiptare. Familje e Dujakës janë Noci, Muslija, Bushati, Alija, Gaxherri, Llolluni, Knushi, Frrokaj, Luli, Mazreku, Shoshi etj. Këto familje u takojnë fiseve të ndryshme, si p.sh. Thaçi, Berisha etj.
Banorët e fshatit janë të besimit fetar islam dhe atij të krishterë, megjithatë ne fshat nuk ka xhami e as kishë. Muslimanët përfaqësohen me xhaminë e Skivjanit, ndërsa të krishterët me atë të Plançorit.
Zhvillimi i popullsisë
1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2011 |
---|---|---|---|---|---|---|
501 | 562 | 631 | 831 | 1 143 | 1 319 | 715[1] |
Rënia e popullsisë mund të shpjegohet me emigrimin e madh të banorëve të Dujakës.
Popullsia sipas fesë[2]
Fshati | Total 2011 | Mysliman | Katolik | Tjere | |
---|---|---|---|---|---|
Dujakë | 715 | 524 | 191 | 0 |
Ekonomia
RedaktoMotori i ekonomisë familjare të fshatit te Dujakës është mërgata në vende te ndryshme te botës. Një numër tepër i konsiderueshëm i popullsisë dhe familjeve te këtij fshati gjenden në emigracion. Vendet me kryesore ku gjenden banoret e këtij fshati janë: Zvicra, Gjermani, Austria, Franca, Hollanda, SHBA-të etj. Investimet financiare nga këta mërgimtare kanë qenë dhe mbesin te shumta, duke ndihmuar kështu jo vetëm familjet e tyre, por edhe qështjes kombtare (luftën, arsimin etj.) dhe infrastrukturën e fshatit. Kështu, përmes fondit te fshatit në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës dhe KFOR-in italian është mundësuar kanalizimi dhe asfaltimi i rrugës së Dujakës.
Në Dujakë e përhapur është edhe bujqësia për nevoja familjare dhe më pak blegtoria, e cila është në rënje e sipër, si pasojë e zhvillimeve ekonomike. Aty, po ashtu, veprojnë disa ndërmarrje tregtare, shërbyese dhe prodhuese (prodhimi i drurit).
Kultura
RedaktoGjenden disa Objekte të vjetra në Dujakë që janë të mbrojtura me ligjet e Republikës së Kosovës. Këto lokalitete të mbrojtura janë: Lokalitet arkeologjik mesjetar (numri 3654), Kulla e Ahmet Islamit (numri 1710), Kulla e Arif Musës (numri 1709), Kulla Sahit Avdylit ( numri 1707)[3].
Ndër to është edhe Kulla e Ahmet Islamit. Ajo i takon periudhës Osmane në shekullin XIX. Është nën mbrojtje të përkohshme, data e mbrojtjes: Tetor - 2012.
"Kulla gjendet në fshatin Dujakë të Gjakovës dhe është ndërtuar në shekullin XIX. Kulla është tipike e Rrafshit të Dukagjinit, që do të thotë se ka shërbyer për banim dhe fortifikim. Stili i ndërtimit është tradicional. Kjo kullë përbëhet nga dy etazhe, përdhesja që ka shërbyer për bagëti, si ahur, dhe kati i parë që në popull njihet si kati i robnisë, gjegjësisht i familjarëve. Kati i parë i kullës përbëhet nga oda e burrave me vatër brenda dhe abdes-hanen në korridor.
Kulla është ndërtuar nga materiali i gurit, të cilët janë të dimensioneve më të mëdha se zakonisht, ndërsa këndet e kullës janë të punuara me gurë të latuar. Konstruksioni ndërkatësh është nga trarët e drurit me dimensione të mëdha ndërsa dyshemeja është e shtruar me dërrasa. Qasja në katin e parë bëhet me anë të shkallëve të jashtme, nga materiali drunor, që kanë veshje anësore me dërrasa dhe është e mbuluar me qeramidhe tradicionale.
Në këtë kullë janë kryer disa punime konservuese – restauruese, kryesisht në dyer, dritare dhe kulm. Janë bërë po ashtu përforcime në konstruksionin e ndërkatit. Kjo kullë nuk e ka çardakun nga guri, që do të thotë se i takon tipit më të vjetër të kullave. Kontruksioni i kulmit është nga druri, i mbuluar me tjegulla tradicionale."[4]
Arsimi dhe shëndetësia
RedaktoNë Dujakë (në kodren e Mujkut) gjendet shkolla fillore "Fan S. Noli", ne te cilën përveç nxënesve nga ky fshat, ndjekin mësimet edhe fëmijet nga Planqore. Ndërsa shkollimi i mesëm dhe me i lartë bëhet ne qendrat tjera, si në Gjakovë dhe Prishtinë.
Po ashtu ne fshatin Dujake gjendet edhe ambulanca,e cila pas luftes u shkaterruar mirpo me një investim nga komuna përsëri është ne gjendje mjaft te mire , dhe u sherben banoreve te fshatit.
Historia
RedaktoFshati Dujakë është një fshat i banuar shumë herët. Gjatë ndërtimeve të ndryshme apo punimit të tokave janë gjetur dëshmi, si p.sh. tjegulla apo gypa të kanaleve. Fatkeqësisht këto dëshmi janë zhdukur nga pakujdesia dhe mosinteresimi. Kjo nuk është e çuditshme, për shkak të pozitës gjeografike në aksin rrugor mes Pejës (Ipek) dhe Gjakovës (Jakova) dhe tokës pjellore.
Bazuar nga shenimet e marruara ne arkivat osmane fshati Dujakë ka egzistuar ne vitin 1485 keto te dhena jan marre nga liberi i shkenctarit Gjerman Karl Kaser "Der Mythos vom Wandervolk der Albaner".
Aty janë këto shënime: ~ Dujak (viti 1485) ~ 60 copë kafshe ~ 600 Kg miell ose 60 akce kane pague tatim ndaj Perandoris Osmane ~ 79% e spierfaqes me Miser dhe ~ 10% e spiperfqqes me Fasule. ~ ndërsa perqindja tjetër ka qen e mbiellur me Grure,Elb dhe Hardhije rrushi [5] .
Në përshkrimin e tokave Shqiptare, autori Austriak Dr. Joseph Müller, thotë se në vitin 1844 Dujaka kishte 40 banor shqiptar [6].
Me 1930 njoftohet Liga e Kombëve rreth situatës së rëndë të popullit shqiptar nën pushtimin serb, ku fshatarëve shqiptar iu ishin marr tokat nga kolon serb. Uzurpimi i tokave kishte ndodhur edhe në Dujakë[7] .
Në luftimet në Drenicë, që zgjaten rreth 2 muaj, në krye të së cilës ishte Shaban Polluzha, kanë marrur pjesë edhe banor nga Dujaka. Aty me 3 mars 1945 vritet edhe Ahmet Sejd Nocaj nga Dujaka[8] .
Lufta 1998 - 1999
RedaktoLufta e fundit kishte prekur edhe Dujakën. Ky fshat filloj armatosjen dhe rezistencën ndaj pushtuesit serb qysh në fillim të vitit 1997.
Në mars të viti 1999, pas bombardimeve të NATO-s, popullata e Dujakës u detyruan t'i lëshojnë shtëpitë e tyre. Katoliket gjeten strehim tek kisha e Novosellës dhe banorët aty. Ndërsa muslimanët u nisen drej Skivjanit, përmes fushave, ku në hyrje të këtij fshati u ndalen nga paramilitarët serb, të cilët i detyruan nisjen drejt Shqipërisë.
Lista e te vrareve gjatë luftës nga Dujaka
Redakto- Beslim Muharrem Aliaj; lindur me 1970; vrarë me 1999
- Blerim Ramë Januzaj; lindur me 1968; vrarë me 1998 në Koshare
- Veli Nocaj; vrarë me 1998 në Koshare
- Nikolle Mhill Dodaj, i vrare ne luften e Koshares
- Krist Pervorfi, ne burgun e Dubraves
- Mhill Dodaj, i vrare nga forcat serbe ne Osek
- Mehmet Rrustemaj, trupi i pajete i te cilet është gjetur ne morgun e spitalit ne Gjakove
- Sejd jakup Nocaj, i vrare 1998 ne reke te Keqe
Te plagosur gjatë luftës
RedaktoTe plagosur me 7 Korrik 1998 rreth orë 13:00:
- Zenel Hasan Jonuzi
- Naser Tahir Bushati
Referime
Redakto- ^ http://pop-stat.mashke.org/kosovo-census-ks.htm
- ^ http://pop-stat.mashke.org/kosovo-religion-loc2011.htm
- ^ Lista e Monumenteve në Kosovë
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 janar 2020. Marrë më 14 tetor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ Karl Kaser, "Der Mythos vom Wandervolk der Albaner", 1997 by Böhlau Verlag Ges.m.b.H. & Co. KG, Wien-Köln-Weimer
- ^ Dr. Joseph Müller, "Albanien, Rumelien und die österreichisch-montenegrinische Gränze oder...." 1844, Prag, Verlag der J.S. Calv'schen Buchhandlung)
- ^ Gjon Bisaku, Shtjefën Kurti & Luigj Gashi, "La Situation de la minorité albanaise en Yougoslavie" (Geneva 1930); Publikuar nga Robert Elsie, Gathering Clouds: the Roots of Ethnic Cleansing in Kosovo and Macedonia, Dukagjini Balkan Books (Peja 2002), p. 47-96.
- ^ Arkivi Historik Gjakovë, Shoqata LSHL të LNC-së, Fondi I, Gjakovë, pyetsorët, Biografitë e luftëtarëve prej 1941-1945, vendi në depo, viti 1941-1945, Kutia nr. 1
Lidhje të jashtme
Redakto
Babaj i Bokës | Bardhaniqi | Bardhasani | Batusha | Beci | Berjahu | Bishtazhini | Biteshi | Brekoci | Brovina | Cërmjani | Dallashaj | Damjani | Deva | Doblibara | Dobrixha | Dobroshi | Doli | Dujaka | Duzhnja | Firaja | Firza | Fshaj | Gërçina | Gërgoci | Godeni | Guska | Hereçi | Jabllanica | Jahoci | Janoshi | Kodralia | Korenica | Kosharja | Kralani | Kusari | Kushaveci | Lipoveci | Lugbunari | Llugaxhia | Madanaj | Marmulli | Meja | Meqa | Moglica | Molliqi | Morina | Neci | Nivokazi | Novosella e Epërme | Novosella e Poshtme | Orizja | Osek Hyla | Osek Pasha | Pacaj | Palabardha | Pjetërshani | Plançori | Ponosheci | Popoci | Qerimi | Qerreti | Raça | Radoniqi | Rakoci | Rakovina | Ramoci | Rashkoci | Rogova | Rracaj | Rrezina | Rrypaj | Skivjani | Smaqi | Smolica | Sopoti | Stublla | Sheremeti | Shishmani | Trakaniqi | Ujzi | Vogova | Vraniqi | Zylfaj | Zhabeli | Zhdredha | Zhubi
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |