Duzhnja
Duzhnjë është një vendbanim në komunën e Gjakovës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Dushnjë.
Duzhnjë
Dushnjë | |
---|---|
Fshat |
Gjeografia
RedaktoFshati gjendet rreth 7 km në perëndim të Gjakovës, në kufi me Republikën e Shqipërisë. Ka peizazhe të bukur për anash së cilit lakon Ereniku. Përndryshe Duzhnjen e përshkruan edhe magjistralja Kosovë-Shqipëri : Gjakovë-Ponoshec-Qaf Morinë-Bajram Curri.
Demografia
RedaktoFshati ka rreth 400 banorë.
Historia
RedaktoFshati Duzhnjë është i njohur në këtë anë për disa objekte fetare të besimit mysliman ndër të cilat dallohen dy tyrbet e sektit mysliman Sadi si dhe tri teqetë e po të njëjtit sekt. Është për tu thënë se banorët e këtij fshati kanë lidhje të ngushta me qytetin e Gjakovës dhe kanë depërtuar në skenën fetare të qytetit me tyrben e Dervish Danës. Depërtimi i tyre si duket rrjedhë edhe nga kontributi i vetë familjes Dana dhënë qytetit. Kjo familje, e më këtë edhe vetë tyrbja për veprimet e tyre kundrejt regjimit jugosllavë për opinionin e gjerë të qytetit bëhen të njohura me rastin e demonstratave të 81-ës në Gjakovë, me që rast nga forcat e policisë vritet i biri i familjes Nesemiu (17 vjeçar). Në atë kohë supozohej se Nesemiu dhe dy të vrarë të tjerë nga policia ishin organizatorët e atyre demonstratave në korzonë e Gjakovës.
Gjatë luftës së përgjithshme të Kosovës në vitet e fundit (1999), forcat paramilitare dhe sigurimi i shkijeve ndjekin këtë familje duke ju kallur shtëpinë e tyre në Gjakovë dhe duke e vrarë Sheh Zenel Dervish Danen (rreth moshës 59 vjeçare) me dy fëmijët e mbetur, Fariun (rreth moshës 37 vjeçare) dhe Eminin (rreth moshës 31 vjeçare.)
Shih dhe këtë
RedaktoLidhje të jashtme
Redakto
Babaj i Bokës | Bardhaniqi | Bardhasani | Batusha | Beci | Berjahu | Bishtazhini | Biteshi | Brekoci | Brovina | Cërmjani | Dallashaj | Damjani | Deva | Doblibara | Dobrixha | Dobroshi | Doli | Dujaka | Duzhnja | Firaja | Firza | Fshaj | Gërçina | Gërgoci | Godeni | Guska | Hereçi | Jabllanica | Jahoci | Janoshi | Kodralia | Korenica | Kosharja | Kralani | Kusari | Kushaveci | Lipoveci | Lugbunari | Llugaxhia | Madanaj | Marmulli | Meja | Meqa | Moglica | Molliqi | Morina | Neci | Nivokazi | Novosella e Epërme | Novosella e Poshtme | Orizja | Osek Hyla | Osek Pasha | Pacaj | Palabardha | Pjetërshani | Plançori | Ponosheci | Popoci | Qerimi | Qerreti | Raça | Radoniqi | Rakoci | Rakovina | Ramoci | Rashkoci | Rogova | Rracaj | Rrezina | Rrypaj | Skivjani | Smaqi | Smolica | Sopoti | Stublla | Sheremeti | Shishmani | Trakaniqi | Ujzi | Vogova | Vraniqi | Zylfaj | Zhabeli | Zhdredha | Zhubi
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |