Mëhalla ose si i thonë vendasit Muhalla e Geces është një lagje e Gjakovës, Kosovë. Në këtë pjesë të qytetit gjendet "Parku i Lirisë" dhe spitali i qytetit "Isa Grezda". Gjatë kohës së paraluftës kundër okupatorit serbë ishte fole e organizimit te kryengritjes. Në këtë lagje gjatë viteve 90-92 janë mbledhë armët, teshat dhe ushqimet e para të UÇK-së. Nga kjo lagje ka pasur të rënë gjatë gjitha fazave të luftërave, protestave dhe demostratave te gjakovareve. Në këtë lagje kanë lindur apo jetuar personalitete të famshme të kombit tonë duke filluar nga Qamili i Vogël (Qamil Muhaxheri), Ali Podrimja, Zejnelabedin Dervishdana, Zeqirja Ballata, Selim Ballata, Selami Ballata, Halil Haxhosaj, Besnik Hasi, Besim Dina, Muharrem Mici, Mazllom Morina, Mehmet Haxhosaj, Nesimi Dervishdana, Met Godeni, Musa Kurhasku, Njazi Nikoliqi, Ramadan Nikoliqi, Kujtim Nikoliqi, Hyda Osa, Valon Nuzamala, Sadedin Shehu, Emin Dervishdana, Urim Bytyçi, Faton Pylla, Skender Gola, Xhevdet Kumnova, Ruzhdi Sadiku, Hazyr Bytyçi, Afrim Muhaxheri, Deli Haxhosaj, Tim Jaha etj. Kjo Lagje edhe sot e kësaj dite njehet për solidaritetin në mes të vet banueseve të saj. Kjo lagje njihet edhe si një lagje e bukur ku ka rrugica tipike të vjetera si dhe një pjesë e madhe e lagjes percillet nga lumi Krena. Lagjia ka parkun me të madh të qytetit si dhe ka një hapesire tepër të madhe.

Kultura

Redakto

Ndër objektet fetare të muhallës së Gecës ndër të tjera dallohet xhamia e muhallës, themelet e së cilës janë ndërtuar në vitin 1817. Xhamia deri në vitet e vona ka shërbyer si objekt kulturorë, mirëpo dhëmbi i kohës ka bërë që të vije deri tek shëmbja e mureve të saj dhe rrëzimi i një pjese të saj. Pas luftës së Kosovës dhe me ardhjen e organizatave të ndryshme nga vende të ndryshme të botës dhe investimeve të tyre në objektet fetare, më 2001, mbi themelet e xhamisë së muhallës është ndërtuar një xhami e re nga ana e Bashkësis Islame të Gjakovës dhe një shoqate nga Anglia (Muslim Aid). Tani (2008), xhamia ndodhet mbi mure të reja por me minare të vjetër.Sektori i komunikacionit në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike pas disa vështirësive të shprehura dhe pas analizave që i janë bërë rrugës “Dëshmorët e Lirisë” që shpie në drejtim të spitalit kanë marrur vendim që kjo rrugë për automjete të jetë e obligueshme për qarkullim njëkahor. Automjetet në drejtim të spitalit mund të qarkullojnë lirshëm përgjatë kësaj rruge porse të njëjtën e kanë të ndaluar ta bëjnë automjetet që qarkullojnë nga krahu i kundërt, nga spitali në drejtim të veriut të kësaj rruge. Arsyetime për qarkullimin njëkahor të kësaj rruge nga zyrtarët e sektorit të komunikacionit mbi të gjitha kanë sjellur faktet se është rrugë pa trotuare, është rrugë vështirë e kalueshme në përballje sidomos kur njëra prej dy makinave konsiderohet si automjet me pesha më të rënda si dhe e dhëna se është rurgë që shpie në drejtim të spitalit rajonal “Isa Grezda” dhe është e patolerueshme të shkaktohen tollovi në trafik përgjatë kësaj rruge.