Lumi Krena
Lumi Krena është një degë e lumit të Erenikut, dhe shtrihet në pjesën jugperëndimore të Rrafshit të Dukagjinit, me një gjatësi prej rreth 23 km. Lumi buron te vendi i quajtur Krojet e Hasan Agës, në Bjeshkët e Vokshit, rrjedh në drejtim të Rrafshit të Dukagjinit, duke kaluar nëpër qytetin e Gjakovës. Në afërsi të Spitalit të Gjakovës lumi Krena derdhet në Erenik.