Lumi i Erenikut
42°21′51″N 20°31′36″E / 42.3641°N 20.5266°E
Ereniku është lumë në pjesën perëndimore të Kosovës. Ereniku sipas gjatësisë është me rrjedhje më të madhe se Lumbardhi i Pejës dhe Lumbardhi i Deçanit, për nga madhësia e pellgut dhe prurja dallohet prej të gjitha degëve të djathta të Drinit të Bardhë.Sipas gjatësisë është me rrjedhje më të vogël se Bistrica e Pejës dhe Bistrica e Deçanit, por nga madhësia e pellgut dhe prurja dallohet prej të gjitha degëve të djathta të Drinit të Bardhë.[1] Lumi Erenik ka Dy degë njera Buron Te Bjeshka Rrasa e Zogut, dhe Dega tjeter te Bjeshket e Junikut pranë Liqejve të Gjeravicës dhe derdhet në Lumin Drinin e Bardhë në lindje tek Ura e Terzinjve. Prurja mesatare vjetore e Erenikut është 11 m³/sek, gjë që e bën këtë lumë degën më të madhe të Drinit të Bardhë.
Për dallim prej degëve tjera të Drinit të Bardhë, Ereniku më tepër është lumë fushor, me që 2/3 e rrjedhës kalon nëpër pjesë të ulët të fushës, e cila është në lartësi në mes 300 e 500 m. Sistemin hidrografik të Erenikut e përbëjnë 80 rrjedhe ujore, të cilat e begatojnë këtë sistem me sasi më të madhe të ujit.
Shih edhe
RedaktoReferime
RedaktoKy artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |