Lumbardhi i Pejës
Lumbardhi i Pejës është një lum në Kosovë i cili ka një gjatësi prej 62 km. Ai është degë e Drinit të Bardhë dhe i takon ujëmbledhësit të Adriatikut.
Lumbardhi i Pejës | |
---|---|
Bistrica e Pejës | |
Vendi | Kosova |
Grupi | Rrafshi i Dukagjinit |
Koordinatat | 42°35′57″N 20°31′11″E / 42.599251°N 20.519585°E |
Lloji | Lumë |
Pellgu | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Gjatësia maks. | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Sipërfaqja | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Lartësia e sipërfaqes | Stampa:Infobox sipërfaqe ujore/convert |
Vendbanimet | Peja |
Pozita gjeografike
RedaktoLumbardhi i Pejës buron në Usovishtë, në lartësi mbidetare 1932m.Formon rrjedhën e tij duke prerë në formë kanioniformacionet gëlqerore të Grykës së Rugovës. Pellgu ujëmbledhës i këtij lumiështë 503,5 km2. Lumbardhi i Pejës merr pjesë me 11.5%, nësipërfaqen e përgjithshme të basenit të Drinit të Bardhë, koeficienti irrjedhjes 0,70, ndërsa moduli i rrjedhës 26,5 l/s/km.Sipasmatjeve shumëvjeçare të stacionit Gryka,rezulton që prurjet e Lumëbardhittë Pejës variojnë nga 3.87m3/s ne 11.15 m3/s, me një mesatare prej 6.21 m3/s.[1] Lumbardhi i Pejës furnizohet nga flukset nëntokesore në zonën malore, domethënë nga Bjeluha dhe Jetseri në anën e djathtë dhe Boga, Drela dhe Alaga në anën e majtë [2]
Rrjedha e lumit
RedaktoMe rrjedhë të shpejtë të grykës shkëmbore të Rugovës, lumi “Lumbardhi” fillon të gjarpëron fushës së Pejës, duke kaluar në mes të qytetit dhe duke e ndarë në dy pjesë. Lumbardhi i cili gjatë rrjedhjës formon fusha pjellore,derdhet në lumin më të madh të quajtur “ Drini i Bardhë” që buron nga bjeshkët e Zhlepit në fshatin Radac. Lumbardhi ka një sasi uji që prej 300 m3në sekond. . Para se ti bashkohet lumit të Drinit të Bardhë rrjedh në terrenin e fshatit Grabanicë në Klinë, në një lartësi prej 365 m mbi nivelin e detit.Gjatësia e kësaj pjese është rreth 30 km dhe ai ka një rënie mesatare prej rreth 0.47%. Lumit i bashkohen në një tokë livadh edhe dy flukse:përroi i Turjaka dhe përroi i Isniqi
Karakteristikat e lumit
RedaktoPas lumit Erenik, Lumbardhi i Pejës është i dyti ujëmbleshës në zonën e përgjithshme sipërfaqësore. Mbulon 11.5% të sipërfaqes totale të pellgut Drini i Bardhë. Lumbardhi i Pejës kontribuese e rëndësishm e lumit Drini i Bardhë. Sipërfaqja e përgjithshme e këtij ujëmbledhësi deri te gryka e lumit të Drinit të Bardhë është 483 km². Lumbardhi i Pejës është kryesisht lum malor me lartësia mesatare 1,822.74 m. Në pjesën e sipërme dhe të mesme, Lumbardhi i Pejës rrjedh nëpër kanione, ndërsa në pjesën e poshtme, ajo rrjedh nëpër livadhe,bregore dhe zona fushore. Gryka e Rugovës është e njohur për peisazhet e saj të bukura. Struktura e pellgut mund të përcaktohet me parametrat numerike të sipërfaqes së pellgut (F), gjatësia e ujit ndarës-rrethues (O) dhe distanca nga epiqendra pellg deri tek i profilit (U), ku është analizuar.[3]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Pozita Gjeografike".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Pozita Gjeografike". Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2013. Marrë më 11 qershor 2013.
- ^ "Integrated Water Resources Management for Pond in Bistrica E Pejes" (PDF) (në anglisht). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 11 qershor 2013.