eBay
eBay Inc. (shqiptimi: iBej) (NASDAQ: EBAY) është një shoqëri internetore amerikane që drejton eBay.com, një ankand ndër rrjetor dhe një faqe rrjetore në të cilën njerëzit dhe tregëtarët blejnë dhe shesin mallra dhe shërbimet e tyre në mbarë botën. Në shtesë të faqes rrjetore amerikane origjinale, iBej ka themeluar faqe rrjetore në disa vende të tjera, si p.sh. Gjermani, Francë, Itali, Spanjë etj. eBay Inc zotëron edhe PayPal, Skype e firma të tjera.
iBej bazohet në parimin e ankandit të drejtpërdrejtë. Shitësit vendosin në ankand një mall apo shërbim; blerësit (të interesuarit) japin ofertat e tyre. Pjesëmarrja në iBej bëhet me anë të një regjistrimi të detyrueshëm falas në faqen rrjetore të ankandit në linjë. Shitësi është i detyruar ta dërgojë mallin e shitur tek blerësi me postë në adresën e dërguar nga blerësi me anë të postës elektronike.
Historia
RedaktoiBej u themelua nga Pierr Omidjar, një programues kompjuterik, në San Jose, të Kalifornisë më 3 shtator 1995, dhe quhej në fillim Auctionweb (ankandi rrjetor). Emri 'eBay' u vendos më vonë kur ai duhej ta regjistronte firmën e tij në pronësinë e emrave ndër rrjetorë, por emri EchoBay i paramenduar nga Pierr Omidjari ishte i zënë nga echobay.com, një firmë minierash argërmuese, dhe kështu ai e shkurtoi atë në 'eBay'.
iBej hyri në treg në vitin 1998, dhe pronari i saj Omidjar së bashku me drejtorin e iBejit Xhef Skoll u bënë menjëherë miliarderë. Shoqëria bleu më 14 tetor 2002 firmën ndër rrjetore PayPal.