Stampa:ATD +/created

Subjekti i artikullit është... Emiljano Mjerushaj (i lindur më 18 Prill 1995) i njohur me emrin e tij të artit Emyx, është reper, kompozitor dhe tekstshkrues shqiptar. Me prejardhje nga Puka, u lind në Vaun e Dejës, Shkodër, Shqipëri. Në moshën 4 vjecare, Emyx me familjen e tij u zhvendos në Brescia, Itali, ku do të jetonte deri në 2014, e më tej do të vazhdonte drejtimin e tij në Zvicër, aty ku banon edhe sot.


Jeta e hershme

Për shkak të situatës së vështirë ku u gjend gjatë viteve të fëmijërisë në Itali, Emyx themeloi një pasion të madh për Rap-in, ku gjeti veten dhe forcën për të vazhuar përpara në jetë. Ishin ato përqafimet e tij të para me një botë ku cdo fjalë e thënë në vargje e jetonte cdo ditë mes përbuzjeve në një vend të huaj. Si pasojë, adoleshenca pati turbulenca dhe drejtime jo të mbara për jetën e reperit, shoqëruar me probleme ilegale në vitet e jetës në Itali, derisa më 14 Janar 2014 zhvendoset i vetëm në Zvicër për një fillim të ri.


Diskografia

Angazhimet e para muzikore kanë nisur në moshë të re në Itali para se të fillonte karrierën profesionale. Atje merrte pjesë në aktivitete të ndryshme që organizoheshin për shqiptarët e diasporës.

Në 2016 publikon Donne/Frau , këngën e tij të parë në bashkëpunim me Fyl, artist zvicerian. Me kaq do të mbetej karriera e reperit për momentin, pas disa mosmarrveshjesh dhe zhgenjimesh të shumta nga bashkëpuntorët e tij në muzikë.

Gjithsesi puna e tij e palodhshme vazhdoi, edhe pse larg syrit publik. Gjatë kësaj kohe, njihet me TORU$$, personi i vetëm i cili e ndihmoi për prodhimin e muzikës në ato kohë. Më 2019 publikon këngën Ferite me të, e cila më pas u ripublikua e punuar më profesionalisht në EP. NEW ERA të reperit më 2021.

Emyx u bë i njohur për trevat shqiptare me publikimin e këngës “AJO AJO”, më qershor të 2021. Stili i tij duke kombinuar gjuhen shqipe dhe ate italiane në muzikë e bën artistin të dallohet nga pjesa tjetër e industrisë muzikore shqiptare. Gjithashtu artisti është komentuar mjaft për realitetin e teksteve të tij, duke u shprehur pa doreza në gjithë krijimtaritë e tij.

Reperi ka qenë tepër aktiv në muzikë në vitin 2021 ku ka publikuar deri më tani 12 projekte dhe ka paralajmëruar album të rradhës me titull “UNë JAM I NJEJT”.

Më datë 8 Janar 2021 , Emyx publikon videoklipin “NEW ERA", me muzikë nga TORU$$, miksim nga Albin Shehu dhe tekst nga vetë Emyx. Videoklipi u prodhua nga SHOTTED në bashkëpunim me ANASSFILMS.

Më datë 26 Shkurt 2021, Emyx publikon videoklipin “Astronave/Yjet". Muzika e këngës u punua nga Ziso Records, producent Greenexedus, miksim/masterizim nga Ganza dhe teksti u shkrua nga Emyx. Videoklipi u prodhua nga SHOTTED.

Më datë 4 Prill 2021, Emyx publikon kengen “Tu mi piaci". Muzika e këngës u punua nga Ziso Records, producent Ganza dhe teksti u shkrua nga EMYX.

Më datë 4 Prill 2021, Emyx publikon kengen “Fumo e Cenere”, në bashkëpunim me artisten italiane Arianna. Muzika e këngës u punua nga Ziso Records, producent Ganza dhe teksti u shkrua nga EMYX.

Më datë 4 Prill 2021, Emyx publikon kengen “Untitled”, në bashkëpunim me TORU$$. Muzika e këngës u punua nga TORU$$ & HYBRIS, producent Clyde dhe teksti u shkrua nga EMYX.

Më datë 4 Prill 2021, Emyx publikon kengen “Koha Ndalon”. Muzika e këngës u punua nga Ziso Records, producent Ganza dhe teksti u shkrua nga EMYX.

Më datë 4 Prill 2021, Emyx publikon kengen “Një tjetër”. Muzika e këngës u punua nga Ziso Records, producent Ganza dhe teksti u shkrua nga EMYX. Videoklipi u prodhua nga Clyde.

Më datë 4 Prill 2021, Emyx publikon kengen “Ferite”, në bashkëpunim me TORU$$. Muzika e këngës u punua nga TORU$$ dhe teksti u shkrua nga Emyx & TORU$$.

Më datë 4 Prill 2021, Emyx publikon kengen “Astronave/Yjet RMX“. Muzika e këngës u punua nga HYBRIS , producent Ganza dhe teksti u shkrua nga Emyx.

Më datë 4 Prill 2021, Emyx publikon kengen “FLASHBACK". Muzika e këngës u punua nga HYBRIS, producent Ganza dhe teksti u shkrua nga vetë EMYX në bashkëpunim me HIP HOP AL. Videoklipi u prodhua nga RKH STUDIO në Itali.

Më datë 4 Prill 2021, Emyx publikon kengen “Ajo Ajo". Muzika e këngës u punua nga Ziso Records, producent Ganza dhe teksti u shkrua nga Emyx. Videoklipi u prodhua nga RKH STUDIO në Itali.

Më datë 25 Gusht 2021, Emyx publikon kengen “Une jam i njejt". Muzika e këngës u punua nga Hybris , producent Ganza dhe teksti u shkrua nga Emyx. Ky projekt pati shumë bujë mediatike për shkak të tekstit që përmban.


Mediat sociale

Kanali i tij në YouTube ka më shumë se 7.000 abonentë dhe 2 milion shikime në total. Emyx ka më shumë se 50.000 ndjekës në Instagram, të arritura këto në periudhë kohore prej 15 muajsh. Kjo shënon arritje të madhe për rreperin duke marrë parasysh vështirësitë për tu pranuar në industrinë muzikore në Shqipëri sot.

Jeta personale

Emyx aktualisht jeton në Biel/Bienne,Bern, Zvicër . është fëmija i dytë i familjes me tre fëmijë, i pasuar nga dy motra. Emyx dhe familja e tij janë të krishterë. Emyx gjithashtu hyri në një lidhje të gjatë bashkëshortore, ku më pas do të ndahej në 2019, viti më i veshtirë i artistit, në të cilin muzika ishte miku i vetëm i cili e ndihmoi të forcohej në të gjithë aspektet e jetës, derisa vendosi të rinisë profesionalisht karrierën e tij muzikore në trevat shqiptare dhe ato italiane.

Pasionet dhe Filantropia

Udhëtimet me aventura dhe kuzhina janë pasioni tjetër i Emyx veç muzikës.  Përpos muzikës, koncerteve, udhëtimeve, angazhimet e tij në çështje bamirësie janë të shpeshta edhe pse gjithmonë larg vëmendjes mediatike.



Referime Redakto