EPROM
Tipet e Memorjeve të kompiuterit |
E paqëndrueshme |
Non-Volatile |
EPROM, është akronimi i Erasable Programmable Read Only Memory, është një memorie vetëm e lexueshme dhe që mund të fshihet nëpërmjet rrezeve ultraviolet. Behet fjalë për një evoluim të memories PROM e cila, pasi programohet, nuk mund të jetë më në modifikim gjeneral. EPROM-i në ndryshim nga kjo mund të fshihet totalisht (gjithsesi vetëm për disa herë) dhe të riprogramohet sipas dëshirës. Shpikja e saj, në 1971, u bë nga një inxhinier izraelit, Dov Frohman, e nxjerre nga Fairchild Semiconductor për tu bashkuar me Moore, Noyce dhe Grove, themelues të shoqërisë Intel, të dalë nga Fairchild një vit më parë.
Programimi
RedaktoShkrimi në celulat e një memorieje EPROM realizohet nëpërmjet një fenomeni të veçante. Në fakt kalohet një rryme e forte nëpërmjet Drain dhe Source. Me një probabilitet të ditur disa elektrone të nxehte arrijnë të hyjnë në Gate. Celula është e programuar kur në gatë është prezentë një ngarkese e tille që të ndezë pajisjen.
Ekzistonte një mënyre për të përshpejtuar programimin. Në specifikat e ofruara nga prodhuesi tek koha e sinjalit, ishte e dhënë edhe koha e programimit, d.m.th për sa kohë në pinin e përcaktuar për këtë funksion duhet të qëndronte tensioni i programimit (Vpp), vlerat ishin në disa dhjetëra milisekonda. Për siguri (për shkak të tolerancës së ndërtuesit), kjo vlerë vendosej disa herë më lart sesa koha e nevojshme për programimin nga një celule e shkruajtur me vlere 0, përderisa në shumë raste përveçse programimit standard, adoptohej metoda e përshtatur, e cila kishte të bënte me 2 veprime të përsëritura disa herë ; ku jepej tension për 1 të 10 e kohës standarde, pasi lexohej celula, cikli përsëritej derisa celula të shfaqej e programuar, në këtë moment jepej tension për një kohë të barabarte me shumën e provave të programimit të mëparshme, në praktikë nëse kishin kaluar në total 15 milisekonda ta çuar celulën 0, jepej tension edhe për 15 milisekonda të tjera, me dyfishimin e kohës së programimit kishte siguri në programimin e bërë. Sigurisht që e gjithë sekuenca kryhej në automatik, e menaxhuar nga firmware e programuesit të epromit. Në fund të programimit kopjoheshe dritarja me një etiketë ku ishte i vendosur niveli i daljes së mikrokodit, dhe në të njëjtën kohë mbante në eresire cip -in.
Fshirja
RedaktoPër të shmangur rrezatimin ultraviolet, die i EPROM -it është i pozicionuar në paketën poshtë një dritareje transparente. Në versionet e para, dritarja mbyllej me një cipë të hollë kuarci, më vonë u përdor xhami i zakonshëm, duke përdorur sasinë e nevojshme për tu përdorur si një lente për paketën qeramike të kësaj pajisjeje. Fshirja kryhej nëpërmjet një vegle të quajtur Eprom Eraser, një kuti e thjështë që përmbante një llambë me rreze UV të tipit UV-C dhe një temporizator elektromekanik, që lejonte të vendosje kohën e rrezatimit deri tek një maksimum prej 45 minutash ; fshiresat më të vegjël ishin të pajisur me një llambë në gjendje të fshije në një veprim të vetëm një dyzine epromesh. Fshirja nënkuptonte ti çoje të gjitha bit-et (celula apo lokacione) në vlerë të lartë(1), EPROM-i në këtë pikë rikthehej të ishte i programueshëm. EPROM-et tashme thuajse nuk përdoren me. Janë zëvendësuar nga memoria flash dhe EEPROM që mund të fshihen në mënyre elektrike dhe nuk kanë nevoje të përdoren rrezet UV.
Llojet e EPROM-eve
RedaktoJanë prodhuar disa lloje EPROM që ndahen midis tyre përveçse kapacitetit të memories në dispozicion edhe për shpejtësinë (kohën e aksesit) dhe për tensionin e punës dhe atë të programimit. Përgjithësuesish çdo programues ka një listë cip-esh, të ndara nëpërmjet prodhuesve, për të automatizuar veprimet në fund të programimit, e cila mund të kryhet në dy mënyra : ti transmetosh programuesit-EPROM dokumentin me kod eksadecimal i cili ndodhet në floppy ose hard disk të një kompjuteri nëpërmjet një ndërfaqeje, ose ta kopjosh direkt përmbajtjen e një EPROM-i në një EPROM bosh.
EPROM-et me kapacitet deri 4096 byte (32768 celula), me sigël komerciale 2732, kishin një pakete me 24 pin, të zëna komplet nga 12 fijet e adresimit, 8 fijet e të dhënave, 1 të seleksionimit cip, 1 për programimin dhe 2 për ushqimin me rryme. Për versionet pasardhëse, duke u nisur nga cip-i i targuar 2764, duke pasur kapacitet të dyfishte (8192 byte për një total 65536 celula), u pa e nevojshme të implementohej një pakete me 28 pin, duke shtuar fijen e 13 të adresimit ; me tej në kohë me shtimin e kapacitetit, edhe paketa me 28 pin nuk mjaftonte. Paketa ishte e gjitha në qeramikë, duke garantuar mbajtjen e forte të dritares.
Duke u nisur nga cip-i me kapacitet 8 Kbyte e më sipër, disa prej këtyre llojeve memoriesh u prodhuan edhe duke përdorur teknologjinë CMOS, duke lejuar një reduksion të fortë të konsumit të rrymës si pasoje edhe të një prodhimi më të vogël të nxehtësisë.