ESCP Business School
"ESCP Business School" është një shkollë biznesi evropiane me komplekse universitare në Paris, Londër, Berlin, Madrid dhe Turin. Ngritur që në vitin 1819, kjo është shkolla më e vjetër e biznesit në botë.[1][2]
"ESCP " u rendit e 10-a ndër shkollat evropiane të biznesit në 2012-ën nga gazeta "Finacial Times".[3] Në 2010-ën, programi i saj për Master në Menaxhim u cilësua si i pari në mbarë botën nga "Finacial Times"[4], ndërsa në 2013-ën u rendit i dyti.[5] Gjithashtu mban vendin e 21-të në renditjen mbarëbotërore për MBA (Master në Administrim Biznesi) në Nivelet Ekzekutive.[6] Programi MEB (Master në Biznes Evropian) i shkollës është i ngjashëm me një MBA me orar të plotë, por me një qasje ndër-kulturore. "ESCP " ka gjithashtu një program PhD (doktoraturë) si dhe një numër programesh Master në fusha të caktuara të menaxhimit si marketing, financë apo sipërmarrje.
Programet e saj janë trefish të akredituara nga sistemet ndërkombëtare AMBA, EQUIS dhe AASCB[7]. Shkolla numëron mbi 40000 ish-studentë në fushat e biznesit dhe politikës, si Patrick Thomas (kreu ekzekutiv i Hèrmes-it), Ignacio Garcia Alves (kreu ekzekutiv i Arthur D. Little), Nicolas Petrovic (kreu ekzekutiv i Eurostar-it) dhe komisioneri i KB-së për Tregun dhe Shërbimet e Brendshme, Michel Barnier.
Historiku
RedaktoNgritur në 1819-ën, "ESCP " u themelua nga një grup dijetarësh të ekonomisë dhe biznesmenësh, përfshirë ekonomistin Jean-Baptiste Say dhe tregtarin Vital Roux. "ESCP " ishte shkolla e parë e biznesit në botë, prandaj këta dy burra mund të shihen si shpikësit e shkollës së biznesit.[8] Shkolla u modelua sipas të famshmit Politeknikumi École, por ishte shumë më modeste në fillesat e saj, kryesisht ngaqë nuk mbështetej financiarisht nga shteti.
"ESCP " që në fillim ka qenë ndërkombëtare: Viti studentor i 1824-ës, me një total prej 118 studentësh, kishte rreth 30% të huaj, me një numër spanjollësh, brazilianësh, holandezësh, gjermanësh, portugezësh dhe amerikanësh mes tyre.[9] Mësimi i gjuhëve të huaja ishte një pjesë thelbësore e kurrikulumit të saj të parë, ku përfshiheshin kurse të frëngjishtes, anglishtes, gjermanishtes dhe spanjishtes. Në vitin 1873 u themelua shoqata e ish-studentëve të "ESCP ". Në 1921-shin, "ESCP " festoi përvjetorin e 100-të, i cili qe shtyrë për shkak të krizës së pas-luftës, në auditorin e Sorbonës.
Komplekset e "ESCP " në Mbretërinë e Bashkuar (Oksford, tanimë në Londër) dhe Gjermani (Dyseldorf, tanimë në Berlin) u hapën përkatësisht në 1974-ën dhe 1975-ën. Në 1988-ën, u shtua një kompleks në Madrid të Spanjës dhe në 2004-ën një në Turin të Italisë. Kompleksi i Dyseldorfit u zhvendos në Berlin në vitin 1984. Në 2005-ën, "ESCP " u zhvendos nga Oksfordi në Londër.[10] Godina e kompleksit të Londrës më parë njihej si "New College" – një shkollë e Universitetit të Londrës dhe kolegj teologjik i Kishës së Bashkuar të Reformuar.
Në 2011-ën, "ESCP " u bë partnere në themelimin e HESAM-it, një grup institucionesh të mirënjohura për kërkime dhe arsim të lartë në shkenca humane dhe shkenca sociale, strukturuar sipas Universitetit të Sorbonës.[11]
Master në Menaxhim
RedaktoMasteri në Menaxhim është një program para stazhit, ku regjistrohen vetëm studentë të përzgjedhur. Në vetvete karakterizon reputacionin e qëndrueshëm dy-shekullor të kësaj shkolle biznesi me prejardhje franceze, tashmë e kthyer në evropiane. Mbi 800 studentë studiojnë në këtë program 2-vjeçar menaxhimi të përgjithshëm. Programi bashkon gjithsej rreth 70 kombësi. Studentët mund të ndjekin studimet në Paris, Londër, Berlin, Madrid ose Turin, ose në një nga 100 institutet partnere. Brenda programit të menaxhimit të përgjithshëm, ata kanë mundësinë të zgjedhin nga mbi 20 fusha specializimi dhe mëse 150 fakultative. Mund të kualifikohen për t'u diplomuar deri në tre degë të ndryshme.
MEB - Master në Biznes Evropian
RedaktoBazuar në kurrikulumin e stilit MBA me një qasje ndër-kulturore, MEB-ja është një program një-vjeçar pas-diplomimi, me orar të plotë, në menaxhim të përgjithshëm. Programi është hartuar për studentë të diplomuar që ndjekin studimet për specializim në degë jo-biznesi (pra, juridik, inxhinieri, shkencë, shkenca humane, mjekësi). Rekomandohet fitimi i përvojës profesionale pas diplomimit për rreth dy apo tre vjet. Kursi ka një karakter të spikatur ndërkombëtar, pasi gjenden rreth 40 kombësi të ndryshme gjithsej nëpër pesë komplekset universitare në program, ku asnjë kombësi nuk përbën më shumë se 15% të studentëve të një viti.
Referime
Redakto- ^ "Focus On - Generation Europe Foundation - Business schools and career opportunities" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 shtator 2013. Marrë më 14 shkurt 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kaplan, Andreas (2014) European management and European business schools: Insights from the history of business schools, European Management Journal, http://dx.doi.org/10.1016/j.emj.2014.03.006
- ^ "Financial Times European Business School Ranking 2012". Arkivuar nga origjinali më 19 shtator 2015. Marrë më 14 shkurt 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Financial Times Master in Management Ranking 2010". Arkivuar nga origjinali më 23 maj 2015. Marrë më 14 shkurt 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Financial Times Master in Management Ranking 2013". Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2021. Marrë më 14 shkurt 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Financial Times Executive MBA Ranking 2012". Arkivuar nga origjinali më 29 janar 2013. Marrë më 14 shkurt 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.Triple accredited business schools (AACSB, AMBA, EQUIS)
- ^ "Andreas Kaplan (2018) A school is "a building that has four walls…with tomorrow inside": Toward the reinvention of the business school, Business Horizons".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Servan Schreiber Sabine (1994) Les Epices de la République, ESCP – Itinéraire d’une Grande École, 1819–1994, CpL.
- ^ "History of ESCP Europe".
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Novi Mundi Université (page 34)" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 nëntor 2013. Marrë më 14 shkurt 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)