E enjtja është dita e katërt e javës së kalendarit shqiptar. Rradhitet pas ditës së mërkure dhe paraprinë ditën e premte.

Java
E hëna
E marta
E mërkura
E enjtja
E premtja
E shtuna
E diela

Emri i saj vjen nga En[1] ose i enjturi, perëndia e lashtë ilire e qiellit, motit dhe rrufeve. En i cili në mitologjinë ilire njihet edhe me emrin Perëndi është i barazvlefshëm me Jupiterin mitologjinë romake, me Zeusin mitologjinë greke dhe Thorin mitologjinë vikinge.

E enjtja mbahet si dita e katërt e javës në shumë vënde në botë (sidomos në Evropë sipas ISO 8601).

Referimet

Redakto
  1. ^ Lurker, Manfred. The Routledge Dictionary of Gods and Goddesses, Devils and Demons, Taylor & Francis e-Library, 2005. p.57