Eagles of Death Metal është një grup amerikan rok nga Palm Desert, Kaliforni, i formuar në vitin 1998 nga Jesse Hughes dhe Josh Homme, të cilët janë dhe anëtarët e vetëm të përhershëm të grupit. Homme rrallë luan me grupin në koncerte live për shkak të angazhimeve në grupe të tjera muzikore. Gjithashtu, ekziston një numër i madh muzikantësh të tjerë që luajnë muzike nën emrin 'Eagles of Death Metal', jo vetëm në albume muzikore por dhe në koncertet e grupit, shpesh nën emra dhe pseudonime humoristike.

Eagles of Death Metal në sallën Commodore Ballroom në 20 korrik 2009

Pavarësisht emrit të tyre, Eagles of Death Metal nuk janë një grup muzikor i zhanrit death metal. Për sa i përket origjinës së emrit, Hughes ka deklaruar se një mik po mundohej ti tregonte Josh Homme më shumë informacione rreth zhanrit death metal. Kur ai luajti një këngë nga grupi polak Vader duke i shpjeguar që grupi ishte nën kategorinë e bandave muzikore të zhanrit death metal, Homme atëherë u referuara Vader si "Eagles of Death Metal". Pas dëgjimit të kësaj shprehjeje, ai pyeti veten se si do tingëllonte muzika e kryqëzuar midis grupit Eagles dhe një grupi muzikor death metal. Hughes është i njohur për ndërveprim tij entuziast me audiencën në koncerte live.[1]

Eagles of Death Metal ishin në skenë në Le Bataclan gjatë sulmeve në nëntor 2015 në Paris. Publikimet në media tregojnë se megjithëse numri i të vdekurve brenda sallës ishte 87, anëtarët e grupit arritën të dalin shëndoshë e mirë nga dera e pasme e ndërtesës.[2][3]

Anëtarët Redakto

Anëtarët e përhershëm

Diskografia Redakto

Albume

  • Peace, Love, Death Metal (2004)
  • Death by Sexy (2006)
  • Heart On (2008)
  • Zipper Down (2015)
  • Eagles of Death Metal Presents Boots Electric Performing the Best Songs We Never Wrote (2019)

DVD

  • DVD by Sexy (2006)
  • I Love You All the Time: Live at the Olympia Paris (2017)

Referime Redakto

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2015. Marrë më 16 nëntor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 16 nëntor 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ http://abc7.com/news/singer-for-eagles-of-death-metal-escapes-paris-attack/1083890/

Lidhje të jashtme Redakto