Edhe të çmendurit fluturojnë, roman me autor Mehmet Kraja. Botuar në Tiranë nga "Onufri", në vitin 2004.

Edhe të çmendurit fluturojnë
AutorMehmet Kraja
Gjuhashqip
Zhanriroman
BotoiSh.B.Onufri
Faqe174

Për ça flet romani ? Redakto

 
Posteri i filmit Kukumi

Rrëfimin shpalosës të këtij realitetit shqiptar në këtë roman autori do ta artikulojë në art përmes syrit të Kukumit të çmendur. Rrëfimin do ta nisë nga ditët e para të çlirimit të Kosovës në qershor 1999, përmes gojës së banorëve të Strehimores për të çmendurit në Shtime – Kukumit, personazh kryesor dhe të çmendurve të tjerë, anësorë; dhe personazhit të dytë për nga hapësira dhe funksioni, Balos, qenit që nuk do t’i ndahet Kukumit. Së bashku, të jithë ata, duke e gjetur veten të lirë, përpara portave të hekurta të hapura pashempash të strehimores do të shpalojnë”. Bashkë me lirinë shpërthen dhe kontaminon hapësirën edhe një ligësi, edhe për ta e papërballueshme. Krejt kjo do të artikulohet duke udhëtuar (duke u sjellë në rreth) së bashku me Kukumin dhe Balon, të cilët në letërsinë shqipe vijnë si binom donkishotian. Kukumi nuk është aspak i vetëdijshëm për asgjë, pra as për praninë e përhershme të të dy poleve – mirësi/ligësi në qenien njeri, por bredhjeve të veta, nën udhëheqjen sovrane të autorit, pa e ditur, bën po të njëjtën gjë.[1]

Filmi Redakto

Është realizuar një film me titullin Kukumi , i realizuar nga Kosovafilmi me regji të regjisorit të mirënjohur Isa Qosja. Ky film është shpërblyer në disa festivale të filmit nëpër botë.

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Aliu 2012, p. 21.

Literatura Redakto

  • Krasniqi, Nysret (2016). Letërsia e Kosovës 1953-2000. Prishtinë: AIKD.
  • Aliu, Ali (2012). Kënaqësia e leximit. Prishtinë: ASHAK.