Edmond Rostand
Edmond Eugène Alexis Rostand (UK /ˈrɒstɒ̃/,[1] US /rɔːˈstɒ̃,_ˈrɒstænd/,[2][3] frëngjisht: [ɛdmɔ̃ ʁɔstɑ̃]; 1 Prill 1868 – 2 Dhjetor 1918) ishte një poet dhe gramaturg francez. Figura e tij lidhet me neo-romanticizmin dhe është i njohur për pjesën e vitit 1897 Cyrano de Bergerac. Pjesët romantike të Rostandit kontrastoninv me teatrin naturalist, popullor gjatë fundit të shekullit të XIX. Një tjetër punë e Rostandit, Les Romanesques (1894), u përshtat në vitin 1960 si musical-i The Fantasticks.
Edmond Rostand | |
---|---|
U lind më | Edmond Eugène Alexis Rostand 1 prill 1868 Marseille, France |
Vdiq më | 2 dhjetor 1918 (50 vjeç) Paris, Francë |
Occupation | Poet, skenarist |
Lëvizja letrare | Neo-romanticizmi |
Bashkëshortja/et | Rosemonde Gérard |
Fëmijët | Jean Rostand Maurice Rostand |
Jeta e hershme
RedaktoRostand lindi në Marsejë, Francë, në një familje të pasur dhe të kulturuar provençale . Babai i tij ishte një ekonomist, një poet që përktheu dhe redaktoi veprat e Katulit, [4] dhe anëtar i Akademisë së Marsejës dhe i Institutit të Francës . Rostand studioi letërsi, histori dhe filozofi në Kolegjin Stanislas në Paris, Francë.