Edon Zhegrova (lindur më 31 mars 1999) është një futbollist profesionist kosovar i cili luan si mesfushor-sulmues për klubin francez Lille dhe përfaqësuesen kosovare.

Edon Zhegrova

Edon Zhegrova me Lille (2023)
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1999-03-31) 31 mars 1999 (25 vjeç)
VendlindjaHerford, Gjermani
Gjatësia1.81 m (5 ft 11 in)
PozicioniMesfushor-sulmues
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Lille
Numri23
Karriera me të rinjtë
2012Flamurtari
2012–2015Prishtina
2015Standard Liège
2015–2017Sint-Truiden
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2017–2020Genk19(2)
2019–2020Basel (huazim)22(2)
2020–2022Basel38(7)
2022–Lille76(14)
Karriera ndërkombëtare
2018–Kosova42(5)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Karriera me klube

Redakto

Zhegrova ka lindur në Gjermani, por ai u rrit në Prishtinë, ku prindërit e tij u kthyen pas përfundimit të Luftës së Kosovës.[1]

Ai është një produkt i sistemeve të ekipeve rinore të palëve të ndryshme Kosovare dhe Belge. Dhe në korrik të vitit 2017 nënshkroi një kontratë 3 vjeçare me Pro Ligën Belge Genk.

Zhegrova u thirr në Gusht të vitit 2017 për të debutuar për Ekipin Kombëtar Kosovar të Futbollit nën 21 vjeç, por e refuzoi atë, duke thënë se është e rëndësishme që ai të përqëndrohet në të luajtur në nivelin e klubit për tani. Më 10 shtator 2017, ai debutoi për klubin në ndeshjen kundër Gentit pasi erdhi si zëvendësues në minutën e 81-të në vend të Ruslan Malinovskyi.[2]

Më 4 shkurt 2019, Genk njoftoi se Zhegrova do të huazohet te klubi zviceran Basel.[3] Në të njëjtin ditë, klubi konfirmoi se ai do të bashkohet për gjysmë sezoni dhe morri numrin 30.[4] Më 23 shkurt 2019, ai bëri debutimin e tij në një fitore 0-2 kundër Neuchâtel Xamax pasi erdhi në zëvendësim në minutën e 83-të në vend të Valentin Stocker.[5]

Më 14 janar 2022, Lille siguroi shërbimet e Zhegrovës për 7 milion €,[6] me lojtarin i cili firmosi një kontratë katër-vjeçare. Pas prezantimit, ai mori fanellën me numrin 23.[7]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Zhegrova debutoi me skuadrën e parë të Përfaqësueses kosovare të futbollit në miqësore më datë 24 Mars 2018 kundër kombëtares së Madagaskarit ku arriti të shënojë gol në debutim në minutën e 48të me një goditje nga distanca.[8]

Referime

Redakto
  1. ^ "Genkenaar stuurt bondscoach wandelen: "Ik had daar weinig zin in". Voetbalprimeur (në gjermanisht). 5 shtator 2017.
  2. ^ "Zhegrova debuton në futbollin belg". RTK. 10 shtator 2017.
  3. ^ "Zhegrova trekt naar Basel" (në holandisht). K.R.C. Genk. 4 shkurt 2019.
  4. ^ "Edon Zhegrova leihweise zum FC Basel 1893" (në gjermanisht). FC Basel. 4 shkurt 2019. Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2019. Marrë më 18 prill 2019.
  5. ^ "Der FCB gewinnt gegen Xamax" [The FCB fitoi kundër Xamax] (në gjermanisht). FC Basel. 23 shkurt 2019. Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2019. Marrë më 18 prill 2019.
  6. ^ Joël Domenighetti (14 janar 2022). "Lille va engager Edon Zhegrova". L'Équipe (në frëngjisht). Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2022. Marrë më 14 janar 2022.
  7. ^ "Edon Zhegrova, un nouveau talent chez les Dogues" (në frëngjisht). Lille OSC. 14 janar 2022. Arkivuar nga origjinali më 14 janar 2022. Marrë më 14 janar 2022.
  8. ^ "Challandes e nis me fitore, Zhegrova debuton me gol". Federata e Futbollit të Kosovës. 24 mars 2018.