Edona Zogu
Edona Zogu është një gazetare dhe moderatore kosovare. Ajo njihet më së miri për paraqitjen e saj ndër të tjerash në Lajmet e Mbrëmjes dhe Interaktiv në Kohavision nga 2008 deri 2018.[1][2] Ajo kaloi në edicionin e lajmeve të mbrëmjes të T7 nga shtatori 2018 deri në gusht 2019, pastaj atij të ATV-së në 2020,[3] derisa kaloi sërish në nëntor 2023 tek Klan Kosova si nikoqire e lajmeve ku tani punon.[4]
Krahas tjerash, Zogu është zyrtare e komunikimit dhe anëtare e bordit ekzekutiv në Institutin ATOMI që nga viti 2012.[5][2]
Edukimi
RedaktoZogu ka përfunduar nivelin bachelor për psikologji në 2008 në Universitetin e Prishtinës. Nivelin master në administrim biznesi e përfundoi në Universitetin Ndërkombëtar të Sheffieldit në Greqi. Ajo ka fituar gradën master për Gazetarinë Televizive dhe Radio në Institutin Kosovar për Gazetari dhe Komunikim.[2]
Referime
Redakto- ^ "Edona Zogu rrëfen rrugëtimin me KTV në 22 09 2020". Kohavision. 22 shtator 2020. Arkivuar nga origjinali më 26 shkurt 2024. Marrë më 25 shkurt 2024 – nëpërmjet YouTube.
- ^ a b c "Edona Zogu, Kryesuese". Alumni UP. Universiteti i Prishtinës. Marrë më 26 shkurt 2024.
- ^ "Aurora Susuri ndërron kanal, i bashkohet Edona Zogut e Resul Sinanit në "ATV"". Revista Kosovarja. 20 nëntor 2020. Marrë më 25 shkurt 2024.
- ^ G.U (19 nëntor 2023). "Edona Zogu nga sot i bashkohet Klan Kosovës (VIDEO)". Klan Kosova. Marrë më 25 shkurt 2024.
- ^ "Rreth nesh". Instituti ATOMI. Marrë më 26 shkurt 2024.
Eksperte e komunikimit masiv dhe marrëdhënieve me publikun, e cila për vite ka punuar në Projektin ATOMI si zyrtare për komunikim me publikun dhe me donatorët.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |