Edukimi moral është pjesë përbërëse e edukimit që synon pajisjen e nxënësve me norma, rregulla dhe cilësi të caktuara morale. Për shkak të rëndësisë së tij, në shkencën mbi edukatën dhe arsimin shpeshherë identifikohet me edukatën në përgjithësi. [1]

Morali (lat. Mos, moralis - ves, doke, zakone) është një fenomen që ka ekzistuar që nga kohërat e lashta dhe normat morale kanë ndryshuar përgjatë historisë, kështu që mund të thuhet se morali ka mbajtur ritmin me kohën, pra me historinë dhe shoqërinë. Sidoqoftë, morali nuk identifikohet me traditën dhe subjektivitetin, por me objektivitetin dhe të mirën e përbashkët. Pra, ekziston një ndryshim midis traditave ose zakoneve, të drejtave dhe moralit. Për të përcaktuar ndryshimin midis tyre, është e nevojshme të përcaktohen kriteret për të dalluar secilin prej tyre veç e veç. Ky kriter është pikërisht sanksioni për shkeljen e normave tradicionale (zakonore), ligjore dhe morale. Përderisa sanksioni për shkeljen e normave zakonore është tallja dhe dënimi i opinionit publik, sanksioni për shkeljen e normave juridike është dënimi. Nga kjo rrjedh se sanksionet për shkeljen e normave morale janë tallja dhe dënimi. Megjithëse është më e buta për shoqërinë, sepse vlerat morale ndryshojnë me kalimin e kohës, deri më tani dënimi më i rëndë për arsyen është mendja dhe qenia e brendshme, sepse sanksioni më i keq për një veprim të tillë është pikërisht brejtja e ndërgjegjes.

Etika (greq. Ηθική, nga fjala ήθος, ithos - ves, dok, zakon) është pjesë e filozofisë e cila merret me studimin e moralit. Këto fjalë greke më vonë u përkthyen në gjuhën latine nga Ciceroni në (lat. mos) ose (lat. moralis). Parimet morale mund të shikohen si standardi i sjelljes që njerëzit kanë ndërtuar për veten e tyre ose si lënda e shtrëngimeve dhe detyrimeve që një shoqëri e caktuar kërkon nga pjesëtarët e saj. Ajo merret me çështjet se çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe, si mundemi ne të bëjmë dallimet mes tyre, a është e mira dhe e keqja e njejtë për të gjithë; si mundemi të bëjmë vendime të forta që mund të ndihmojnë apo pezmatojnë të tjerët? Emërtimi përdoret edhe për çdo sistem ose teori të vlerave morale ose parimore. Tradicionalisht etika ndahet në etike normative, metaetikë, dhe etikë e zbatuar.[2] Definimi me i shkurtes i etikes është se ajo paraqet shkencën mbi moralin, deri sa morali është grumbulli i normave, rregullave dhe sjelljeve qe e shoqërojnë individin gjate jetës se tij qofte ne aspektin profesional qofte ne ate te përditshmërisë. Pra etika si shkence merret me parimet apo fenomenet morale. Ajo është një aktivitet i arsyes ne kërkim te se mirës morale.

Shih edhe

Redakto

Referimet

Redakto
  1. ^ Brada, Riza (2005) Pedagogjia shkollore. Prishtinë, fq. 225 - 228
  2. ^ Baku, Pasho (2011) Enciklopedia universale e ilustruar. Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë, fq. 296