Edward Lear
Edward Lear lindi më 12 maj 1812 - 29 janar 1888, ai lindi në Highgate Londër dhe ishte fëmija e 20-të i një agjenti burse[1], vdiq në San Remo, ishte piktor, poet dhe udhëpërshkrues anglez nga Britania e Madhe.
Jeta
RedaktoI refuzuar nga e ëma, ai u rrit nga motra e vet Ann, që ishte 21 vjet më e madhe. Ai vuante nga epilepsia, të cilën Lear e quante “Djalli” dhe, që 6 vjeç, ishte i prirë për ndryshime të befta humori si dhe periudha depresioni që i quante “të frikshme”. I edukuar nga motrat Ann dhe Sara, dha shenja për prirje artistike që në moshë të re. Për shkak të dështimit të të atit në karrierë dhe pamundësisë së këtij për të mbajtur familjen Lear u detyrua të fitonte mjetet e jetesës që nga mesi i vitit 1820.
Në 1848 Lear-i nisi një udhëtim përmes Greqisë për në Stamboll. Udhëtimi i tij morri një kthesë të papritur, kur ambasadori britanik në kryeqytetin osman arriti t’i siguronte dokumentet për të vazhduar përmes zonave të perandorisë që konsideroheshin “të egra”. Duke marrë rrugën përmes Selanikut dhe Manastirit, ai udhëtoi në Ohër, Strugë, Elbasan, Tiranë, Krujë, Lezhë dhe Shkodër. Pas disa ditësh u kthye në Tiranë dhe vazhdoi drejt jugut në Kavajë, Berat, Ardenicë, Apoloni, Vlorë, bregdetin e Himarës, Tepelenë, Gjirokastër dhe më tej në Janinë. Shumë nga peizazhet dhe skicat që bëri gjatë udhëtimit regjistrojnë një dokumentim të përpiktë të Shqipërisë së mesit të shekullit XIX. Pas kthimit në Angli ai botoi “Ditarët e një peizazhisti në Shqipëri” (1851) Lear-i ishte tepër entuziast për peizazhet e jashtëzakonshme dhe kishte një sy e vesh të mprehtë për çka shihte e dëgjonte në udhëtimet e tij. Talenti origjinal si peizazhist, gjallëria e përshkrimeve në librat e udhëtimit dhe korrespondenca e këndshme e bënë Lear-in një nga udhëtarët më të dashur të shekullit XIX[1] .
Veprimtaria e tij
RedaktoEduardi krijoj vepra madhore ndër të cilat edhe mbi 100 peisazhe mbi Shqipërinë. Shumica e këtyre peisazheve janë akuarele dhe litografi. Këto punime janë botuar në shekullin e kaluar nën titullin Edward Lear in Greece (Eduard Lir në Greqi). Ndërsa nga fundi i shekullit përshkrimet e bëra nga Eduardi nëpër Shqipëri janë botuar në një përmbledhje nën titullin Edward Lear in Allbania: Journalls off a Landscape Painter in Albania and Illyria (Eduard Lir në Shqipëri: ditari i një piktori pejzazhist në Shqipëri dhe Iliri). Po kjo vepër është përkthyer në gjuhen shqipe nga majlinda Nishku.[2]
- Fragmenti që vijon është një përshkrim i Shqipërisë nga Lear në “Ditarët e një peizazhisti në Greqi dhe Shqipëri”, 1848:
- "Për turistin e pamësuar Shqipëria është një rebus nga më të ngatërruarit. Çfarëdo që ai ka mësuar për emërtimet e vjetra Epir, Molosët, Tesprotët etj. kalaqafet dhe ngatërrohet nga emrat e njësive administrative turke dhe pashallëqet; për më tepër, si kërcu përmbi samar, turistin e shkretë e hutojnë edhe më keq një takëm emrash autoktonë si Çamëria, Dibra etj. Dhe sapo ai nis të kuptojë potpurinë laramane që banon këto provinca – grekë, sllavë, shqiptarë, bullgarë ose vllahë, përsëri pëson një trullosje nga një listë tjetër nënndarjesh, lebër, mirditorë, himarjotë dhe toskë. Raca, fe dhe emërtime kombëtare duken të përcaktuara kaq keq ose kaq të kokolepsura, sa në fund turisti do të dorëzohej i dëshpëruar nga ky studim shastisës, nëse nuk do i vinin në ndihmë shumë libra të shkëlqyer që janë botuar lidhur me këtë temë."[1]
Tituj të veprave
Redakto- The Book of Nonsense - Në internet pranë Projektit "Gutenberg" (anglisht)
- A Book of Nonsense (anglisht)
- Laughable Lyrics (anglisht)
- More Nonsense (anglisht)
- Nonsense Books (anglisht)
- Nonsense Drolleries
- The Owl & The Pussy-Cat—The Duck & The Kangaroo. (anglisht)
- Nonsense Songs (anglisht)
- The Owl and the Pussycat (anglisht)
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ a b c "Gjirokastra". Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2011. Marrë më 6 nëntor 2010.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Robert Elsie, Të reja nga fusha e albanologjisë. Të reja nga fusha e albanologjisë. in: BOKSHI Besim, BASHA Eqrem, KRAJA Mehmet (ed.). Studime filologjike shqiptare: konferencë shkencore, 21-22 nëntor 2007 (Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës / Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Prishtina 2008), p. 97-100.