Ejvis Maria Xhajanka
Ejvis Maria Xhajanka lindi më 17 dhjetor 1968, Tiranë - shkrimtare, psikologe, aktiviste dhe emigrante shqiptare nga Shqipëria në ShBA.
Ejvis Maria Xhajanka | |
Emri | Ejvis Maria |
Mbiemri | Xhajanka |
Lindur më | 17 dhjetor 1968 |
Lindur në | Tiranë |
Kombësia | shqiptare |
Shtetësia | shqiptare, SHBA |
Profesioni | shkrimtare, psikologe |
Pasi përfundon fakultetin e Gjuhë-Letërsisë në vitin 1992, emigron me familjen në Greqi, ku jeton tre vjet në qytetin e Athinës.
Poezitë e saj janë bërë të njohura në gazeta e revista të ndryshme brenda e jashtë Shqipërisë, janë përkthyer në anglisht e rumanisht. Është autore e vëllimit me poezi “Kohë e Prerë”, bashkëautore në antologjinë “Metaforë e arratisur” të emigrantëve në botë, si dhe në përmbledhjen “Mozaikë të një portreti”. Krijimet e saj në anglisht botohen në revistën letrare të fakultetit ku studion.
Nëpërmjet internetit njihet si përkthyese e mjaft materialeve rreth jetës e veprës së Nënë Terezës, në grup-listën elektronike “Nënë Tereza”. Është anëtare dhe aktiviste e forumit elektronik të gruas emigrante në botë “Teutat shqiptare në Botë”.
Sot jeton në Albany, Georgia të SHBA-së me bashkëshortin dhe dy fëmijë. Ndjek studimet e larta në degën e psikologjisë dhe njëkohësisht punon si asistente në organizatën “Open Arms”, në ndihmë të grave dhe fëmijëve të keqtrajtuar.
Tituj të veprave
Redakto- Kohë e Prerë - Ejvis Maria Xhajanka - vëllim i poezive.
- Metaforë e arratisur - b.a Ejvis Maria Xhajanka - antologji.
- Mozaikë të një portreti - Ejvis Maria Xhajanka - përmbledhje.
Lidhje të jashtme
Redakto- Teutat - forum elektronik