Xhorxhia
Georgia (lexo: Xhorxhia) është një shtet në rajonin Juglindor të Shteteve të Bashkuara, kufizohet në veri nga Tenesi dhe Karolina e Veriut; në verilindje nga Karolina e Jugut; në juglindje nga Oqeani Atlantik; në jug nga Florida; dhe në perëndim nga Alabama. Xhorxhia është shteti i 24-të më i madh në zonë dhe e 8-ta më e populluar nga 50 shtetet e SHBA-së. Popullsia e saj në vitin 2020 ishte 10,711,908.[4] Atlanta, një qytet global "beta(+)", është njëkohësisht kryeqyteti dhe qyteti më i madh i shtetit. Zona metropolitane e Atlantës, me një popullsi prej më shumë se 6 milion njerëz në 2020, është zona e 9-të metropolitane më e populluar në Shtetet e Bashkuara dhe përmban rreth 57% të të gjithë popullsisë së Xhorxhias.[5]
Xhorxhia
Georgia | |
---|---|
Shteti i Xhorxhias | |
Nofka(t): Peach State, Empire State of the South | |
Parimet: "Wisdom, Justice, Moderation" | |
Himni: "Georgia on My Mind" | |
Vendi | Shtetet e Bashkuara |
Para shtetësisë | Provinca e Xhorxhias |
U pranua në Bashkim | 2 janar 1788 (4-të) |
Kryeqyteti (dhe qyteti mě i madh) | Atlanta |
Metroja më e madhe dhe zonat urbane | Atlanta |
Qeveria | |
• Guvernatori | Brian Kemp (R) |
• Guvernatori toger | Geoff Duncan (R) |
Legjislatura | Asambleja e Përgjitshme e Xhorxhias |
• Dhoma e sipërme | Senati |
• Dhoma e ulët | Dhoma e Përfaqësuesve |
Gjyqësori | Gjykata e Lartë e Xhorxhias |
Senatorët amerikan |
|
Delegacioni i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA | 8 Republikanë 6 Demokratë (lista) |
Sipërfaqja | |
• Gjithsej | 59.425 sq mi (153.909 km2) |
• Sipërfaqe tokësore | 57.906 sq mi (149.976 km2) |
• Sipërfaqe ujore | 1.519 sq mi (3.933 km2) 2.6% |
Sipërfaqja vendi | 24th |
Dimensionet | |
• Gjatësia | 298 mi (480 km) |
• Gjerësia | 230 mi (370 km) |
Lartësia mbidetare | 600 ft (180 m) |
Lartësia më e lartë | 4.784 ft (1.458 m) |
Lartësia më e ulët (Oqeani Atlantik[1]) | 0 ft (0 m) |
Popullsia (2020) | |
• Gjithsej | 10.711.908[2] |
• Vendi | 8-të |
• Dendësia | 185,2/sq mi (71,5/km2) |
• Dendësia vendi | 18-të |
• Të ardhurat mesatare shtëpiake | $61,200[3] |
• Të ardhurat vendi | 29-të |
Emri i banorëve | Xhorxhian |
Gjuha | |
• Gjuha zyrtare | Anglisht |
• Gjuhët e folura | Anglisht Spanjisht (7.42%) Të tjerë (2.82%) |
Zona kohore | UTC−05:00 (Lindore) |
• Verës (DST) | UTC−04:00 (EDT) |
Shkurtesa USPS | GA |
Kodi ISO 3166 | US-GA |
Shkurtesa tradicionale | Ga. |
Gjerësia gjeografike | 30.356–34.985° N |
Gjatësia gjeografike | 80.840–85.605° W |
Faqja zyrtare | www |
E themeluar në vitin 1732 si Provinca e Xhorxhias dhe duke u bërë një koloni mbretërore më 1752, Xhorxhia ishte e fundit dhe më jugore nga Trembëdhjetë Kolonitë e hershëm që u krijuan.[6] E quajtur pas Mbretit George II të Britanisë së Madhe, Kolonia e Xhorxhias mbulonte zonën nga Karolina e Jugut në jug deri në Floridën spanjolle dhe në perëndim deri në Luizianën franceze në lumin Misisipi. Më 2 janar 1788, Xhorxhia u bë shteti i katërt që ratifikoi Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara.[7] Nga viti 1802 deri në 1804, Xhorxhia perëndimore u nda për të formuar Territorin e Misisipit, i cili më vonë u pranua si shtetet amerikane të Alabama dhe Mississippi. Xhorxhia shpalli shkëputjen e saj nga Bashkimi më 19 janar 1861 dhe ishte një nga shtatë shtetet origjinale të Konfederatës.[7] Pas Luftës Civile, ishte shteti i fundit që u rivendos në Bashkim, më 15 korrik 1870.[7] Në epokën e pas-rindërtimit të fundit të shekullit të 19-të, ekonomia e Xhorxhias u transformua pasi një grup politikanësh, biznesmenësh dhe gazetarësh të shquar, të udhëhequr nga Henry W. Grady, përkrahën filozofinë "New South" të pajtimit seksional, industrializimit dhe epërsive e të bardhëve.[8] Gjatë mesit të shekullit të 20-të, disa xhorxhian, më së shumti Martin Luther King Jr., ishin udhëheqës të shquar gjatë lëvizjes për të drejtat civile.[7] Atlanta u zgjodh si mikpritëse e Lojërave Olimpike Verore të vitit 1996, e cila shënoi 100 vjetorin e Lojërave Olimpike moderne. Që nga viti 1945, Xhorxhia ka parë rritje të konsiderueshme të popullsisë dhe ekonomike si pjesë e fenomenit më të gjerë të Sun Belt. Nga viti 2007 deri në 2008, 14 nga qarqet e Xhorxhias u renditën në mesin e 100 qarqeve me rritjen më të shpejtë të vendit.[9]
Xhorxhia përcaktohet nga një shumëllojshmëri peizazhesh, flore dhe faune. Rajonet më veriore të shtetit përfshijnë Blue Ridge Mountains, pjesë e sistemit më të madh të maleve Appalachian. Pika më e lartë e Xhorxhias është Brasstown Bald në 4,784 ft (1,458 m) mbi nivelin e detit; më i ulëti është Oqeani Atlantik. Me përjashtim të disa zonave me lartësi të madhe në Blue Ridge, i gjithë shteti ka një klimë të lagësht subtropikale. Nga shtetet tërësisht në lindje të lumit Misisipi, Xhorxhia është më e madhja në sipërfaqe.[10]
Historia
RedaktoGjeografia
RedaktoDemografia
RedaktoEkonomia
RedaktoProdhimi bruto shtetëror (PPB) i Xhorxhias në vitin 2018 ishte 602 miliardë dollarë.[11] Për vite me radhë, Xhorxhia si shtet ka pasur vlerësimin më të lartë të kreditit nga Standard & Poor's (AAA) dhe është një nga vetëm 15 shtetet me një vlerësim AAA. Nëse Xhorxhia do të ishte një vend i pavarur, do të ishte ekonomia e 28-të më e madhe në botë, bazuar në të dhënat e vitit 2005.[12]
Janë 17 nga 500 kompanitë më të mëdha dhe 26 nga 1000 kompanitë më të mëdha që e kanë selinë qendrore në Xhorxhia, duke përfshirë edhe emra të tillë si Home Depot, UPS, Coca-Cola, TSYS, Delta Air Lines, Aflac, Southern Company, Anthem Inc., dhe SunTrust Banks.
Atlanta krenohet me aeroportin më të ngarkuar në botë, i matur si nga trafiku i pasagjerëve ashtu edhe nga trafiku i avionëve.[13][14] Gjithashtu, Porti i Savannah është porti i katërt më i madh detar dhe porti detar i kontejnerëve me rritjen më të shpejtë në Amerikën e Veriut, duke importuar dhe eksportuar gjithsej prej 2.3 milion TEU në vit.[15]
Kultura
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b "Elevations and Distances in the United States" (në anglisht). Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. 2001. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2012. Marrë më 21 tetor 2011.
- ^ Bureau, US Census (26 prill 2021). "2020 Census Apportionment Results". Zyra e Regjistrimit të Shteteve të Bashkuara (në anglisht). Marrë më 27 prill 2021.
- ^ "US Census Bureau QuickFacts". Zyra e Regjistrimit të Shteteve të Bashkuara (në anglisht). Marrë më 30 prill 2022.
- ^ "U.S. Census Bureau Quick Facts—Georgia" (PDF) (në anglisht). U.S. Census Bureau. Marrë më 26 prill 2021.
- ^ "Annual Estimates of the Resident Population for Incorporated Places of 50,000 or More, Ranked by July 1, 2019 Population: April 1, 2010 to July 1, 2019" (në anglisht). U.S. Census Bureau, Population Division. Marrë më 21 maj 2020.
- ^ "Georgia History Overview—The History Channel" (në anglisht). The History Channel. Marrë më 20 shkurt 2012.
- ^ a b c d "New Georgia Encyclopaedia". The New Georgia Encyclopedia (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 13 maj 2013. Marrë më 20 shkurt 2012.
- ^ Grem, Darren (20 janar 2004). "Henry W. Grady (1850–1889)". New Georgia Encyclopedia (në anglisht). Marrë më 27 shtator 2019.
- ^ "Coweta is the 41st fastest growing county in United States" (në anglisht). The Times-Herald. Arkivuar nga origjinali më 13 dhjetor 2009. Marrë më 22 maj 2010.
- ^ "United States Summary: 2010, Population and Housing Unit Counts, 2010 Census of Population and Housing" (PDF) (në anglisht). Zyra e Regjistrimit të Shteteve të Bashkuara. shtator 2012. fq. V–2, 1 & 41 (Tables 1 & 18). Marrë më 7 shkurt 2014.
- ^ Analysis, US Department of Commerce, BEA, Bureau of Economic. "Bureau of Economic Analysis" (PDF). www.bea.gov (në anglisht).
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e autorëve (lidhja) - ^ "BEA statistics for 2005 GSP—October 26, 2006" (në anglisht). Bea.gov. 23 maj 2011. Arkivuar nga origjinali më 30 tetor 2008. Marrë më 27 korrik 2014.
- ^ Tharpe, Jim (4 janar 2007). "Atlanta Airport Still the "Busiest"". The Atlanta Journal-Constitution (në anglisht). Marrë më 4 qershor 2021.
- ^ "Hartsfield–Jackson Atlanta International Airport" (në anglisht). Delta Air Lines, Inc. Marrë më 23 qershor 2013.
- ^ "Port of Savannah fourth-busiest, fastest-growing in the U.S." Atlanta Business Chronicle (në anglisht). American City Business Journals. Marrë më 26 gusht 2013.
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |